Ahmeti: Serbët t’i ndalin provokimet, sovraniteti i Kosovës i paprekshëm

0
158

Lideri i BDI’së, Ali Ahmeti, ka thënë se e dënon ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë, ndërsa ka thënë pret lirimin e tyre menjëherë.


Kështu mes tjerash e shpreh shqetësimin më situatën në Kosovë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa i apelon palës serbe ti ndalojë provokimet menjëherë dhe të dyja palët të ulen urgjentisht në tavolinën e bisedimeve.

Thellësisht i shqetësuar për situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë dhe pres lirimin e menjëhershëm të tyre.

Pala serbe duhet ti ndalojë provokimet menjëherë dhe të dyja palët të ulen urgjentisht në tavolinën e bisedimeve dhe me ndërmjetësimin e aleatëve tanë, bashkësisë euro-amerikane, t’i japin fund kontestit shumëvjeçar përmes njohjes së ndërsjelltë.

Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar nga faktori ndërkombëtar.

Tani është koha të ndërmerren veprime që të ruhet paqja, stabiliteti rajonal dhe perspektiva jonë europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here