Rozeta Hajdari ia ka huqur bazës ligjore mbi të cilin ka nxjerur vendimin për Klan Kosovën

0
219

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, përmes një komunikatë për medie, ka njoftuar se i është pezulluar certifikata e biznesit “Klan Kosovës”. Por kjo ministri ia ka huqur bazës ligjore mbi të cilin ka nxjerur këtë vendim, i cili ka ngjallur shumë reagime

Në nenin 10-të të ligjit për Shoqëritë Tregtare, nuk flet për pezullimin e licensës së bizneseve, por për drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Më saktësisht, qe çka shkruhet në nenin 10 të ligjit për Shoqëritë Tregtare (mbi të cilën e ka bazuar MINT pezullimin e licensës së Klan Kosovës):

“1. Veprimtaria e ARBK drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i cili duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme dhe të posaçme që janë përcaktuar në legjislacionin e aplikueshëm për nëpunësit civil.

2. Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për administrimin e ARBK, duke përfshirë menaxhimin e burimeve njerëzore.

3. Drejtori i Përgjithshëm përfaqëson ARBK në marrëdhëniet me palët e treta.

4. Drejtori i Përgjithshëm i ARBK ushtron kompetenca drejtuese dhe nxjerr vendime dhe udhëzime të tjera të detyrueshme për rregullimin e procesit të regjistrimit të Shoqërive Tregtare për qendrat e regjistrimit në pajtim të plotë me këtë ligj. Shprehimisht përcaktohet se vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm i ARBK sipas këtij ligji nuk do të vendosin kërkesa, kushte ose kufizime që nuk janë përcaktuar shprehimisht me këtë ligj.

5. Drejtori i Përgjithshëm i ARBK i raporton Ministrit me shkrim për menaxhimin administrativ, financiar dhe cilësinë e kryerjes së shërbimeve sa herë që i kërkohet, por jo më pak se një herë në vit.”

Për më shumë, Ministria e Industrisë ka dështuar të citojë një dispozitë konkrete, pra nuk citohet asnjë ligj të cilën supozohet që Klan Kosova e ka shkelur. Në këtë kontekst, përveç gabimit në referencë të ligjit, vendimi i MINT kundër Klan Kosovës në substancë është pa bazë ligjore, sepse MINT në arsyetimin për pezullimin e certifikatës së biznesit nuk ka shkruar ndonjë arsye dhe bazë ligjore mbi të cilën zhvleftësohet vendimin fillestar, pra të licensimit.

Ndërsa, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me pezullimin e licencës së Klan Kosova.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i tronditur me njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, përmes një vendimi të paargumentuar, pa specifikim të bazës ligjore dhe pa paralajmërim. AGK-ja, e konsideron veprimin e qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-së

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here