Shefja e qeverisë së Serbisë, Ana Bernabiq ka thënë sot në Kuvendin e Serbisë se as nëna e Albin Kurtit nuk flet aq shumë për të sa kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq
E para e qeverisë serbe thotë se Vuk Jeremiq foli fjalë të mira për Albin Kurtin për t’ju kujtuar fjalët e tij:
“Nuk mund të mohohet se Albin Kurti është një intelektual, një patriot, një njeri mjaft i qëndrueshëm – e kundërta e Aleksandër Vuçiqit. Nuk do të jetë e lehtë për Aleksandar Vuçiqin në bisedime kur perball ka Albin Kurtin. Nëse përballë Kurtit do të ulej një njeri shumë më i arsimuar dhe më kompetent se Aleksandar Vuçiq, do te kishte sfidë serioze” tregon Bernabiq fjalët e ish minstrit të jashtëm serb Vuk Jeremiq
Vuk Jeremiq ishte hapur në anën e Albin Kurtit, jo në anën e Serbisë. Epo, nëna e Albin Kurtit nuk shprehet aq komplimentuese për djalin e saj siç shprehet Vuk Jeremiq. Ky njeri nuk mund të besohet së i interson gjendja e serbeve në veri dhe këto parulla janë një propagande e kotë.
Kryeministrja serbe Bernabiq vazhdoi t’i kujtojë shefit te opozitës Aleksiqit se çfarë ka thënë tjetër Vuk Jeremiq për Albin Kurtin disa vite më parë.
Qeverinë e re të Kosovës, pasi që Kosova i duket si shtet, me siguri do të udhëhiqet nga Albin Kurti.
“Paradoksalisht, disa gjëra mund të bëhen më të lehta sepse Kurti nuk është veçanërisht i interesuar për njohjen nga Beogradi. Prandaj, mund të përpiqemi ta heqim nga rendi i ditës historinë e njohjes dhe anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, sepse keto nuk janë prioritet të tillë nga ana e Prishtinës”
A e kuptoni se ky njeri e ka udhëhequr politikën e jashtme të Republikës së Serbisë në kohërat më sfiduese? Ky yll i diplomacisë! mbaroi Brnabiq