Përderisa Kosova ka trazuar marrëdhëniet e saj me ShBA-në, Serbia po i fuqizon ato.
Së fundmi, është themeluar Këshilli amerikano-serb i biznesit. Në ceremoninë e themelimit, kanë marrë pjesë edhe Gabriel Escobar, emisar i ShBA-së, dhe Christopher Hill, ambasador i ShBA-së.
Në lidhje me themelimin e këtij këshilli, ka shkruar Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në ShBA, i cili po ashtu ka publikuar fotografi nga ceremonia.
Sipas tij, kjo platformë do të shërbejë për bashkëpunim, dialog dhe inovacion në mes Serbisë dhe ShBA-së.
“Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Serbisë dhe ASBC për rritjen e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe biznesor, ne u dakorduam të promovojmë së bashku një kuptim më të madh të praktikave dhe mundësive të biznesit dhe ekonomike në dispozicion të audiencës në Serbi dhe ShBA” – shkroi Gjuriq.