Gazetari i mirënjohur kroat: Sanksionet për Kurtin janë punë e kryer, është bërë telashexhiu kryesor

0
247

Redaktori i politikës së jashtme në “Jutarnji list” dhe gazetari kroat, Zheljko Trkanjec, e ka quajtur “telashexi” dhe “krijues serioz i problemeve” Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa thotë se sanksionet ndaj tij nga perëndimi janë “punë e kryer”.

Trkanjec i cili para mëse një viti ishte mbështetës i hapur i Kurtit dhe shkruante editoriale se si ai korrte fitore strategjike ndaj Aleksandar Vuçiqit, tash është krejtësisht i mendimit të kundërt.

“Fatkeqësisht, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është bërë telashexhi dhe një njeri që krijon probleme serioze. Sanksionet për të janë punë e kryer”, ka thënë Tkranjec duke folur në një intervistë për N1.

Trknanjec madje e hedh në dyshim edhe atë se kapja e policëve kufitarë kosovarë mund të ketë ndodhur jashtë territorit të Kosovës, derisa beson edhe se mund të jetë shkelur Marrëveshjen e Kumanovës.

“Nëse kanë hyrë në territor të Serbisë është keq për Kosovën”, thotë ai.

Zheljko Trkanjec fajëson Kurtin se ia ka dalur që Serbinë “prej një keqbërësi në Ballkan” e kanë kthyer në dikë “pozitiv” dhe se kjo gjë “është për të ardhur keq”.

“Sanksionet janë punë e kryer. Domethënë, pas trazirave të fundit që shpërthyen kur katër kryetarë komunash, të zgjedhur me më pak se katër për qind të pjesëmarrjes në votime, hynë me forcë në ndërtesat e katër qyteteve serbe, gjë që Kurti pretendon se është e ligjshme. Është e ligjshme, nuk është legjitime dhe nuk është përfaqësuese dhe demokracia duhet të jetë përfaqësuese. Ai edhe sot pohon se duhet të qëndrojnë aty. Edhe pse kjo shkakton indinjatë të skajshme, me të drejtë, të serbëve që nuk i votuan. Është një zonë shumicë serbe dhe serbët duhet të jenë kryetarë komunash atje, por Kurti nuk dëshiron ta pranojë”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here