Të isha gazetare sot!

0
248

Nga Diana Toska

 

Sot mediumet do të duhej të ngriheshin mbi situatën e krijuar të merreshin me agresorin dhe vetëm me agresorin, me pjellën e Millosheviqit, me propagandën ruse, me investimet sorosiane, ti numëronin krimet, shantazhet, tradhëtit e Vuçiqit një nga një, ti publikonin në çdo cep të Kosovës, duke kërkuar largimin e tij si parakusht esecial për qetësimin e rajonit dhe sundimin e ligjit e paqës.

Vetëm kështu mund të mbrohet liria e fjalës, vetëm kështu mund të tregoni proamerikanizmin tuaj e ti mbroni vlerat demokratike, vetëm kështu mund të dëshmoni se jeni të fuqishëm dhe meritoni besimin e opinionit, vetëm kështu mund ti bindni Washingtonin e Brukselin se Kosova ka dëshirë të bashkëpunojë me një Serbi të demokratizuar e jo të udhëhequr nga një pion rus dhe regjim autokratik dhe vetëm kështu mund ta ndihmoni Kosovën e shantazhuar nga miq e armiq.

Dikur, viteve 90 edhe pse ishim të rrethuar nga tankset e ushtrisë jugosllave, ku jeta e njeriut nuk vlente asgje e nuk mbrohej nga askush ngase Millosheviqi kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme, gazetarë e aktivist, intelektual e rini ishin rreshtuar në anën e duhur me gjithë idealin e tyre në zemër për ta mbrojtur me çdo kusht, Kosovën e tyre të vogël.

Postimi i Diana Toskës në Facebook në linkin

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02QEVgMSN64bYEmnbYryfgrHT6hzXbSovfg8X8k1Xbie7LxEC1n3tDschGPpDk4smAl&id=100003228101047

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here