Ligji për imigrimin e punonjësve të kualifikuar pritet të vendoset këtë javë në axhendën e Bundestagut.
Grupet parlamentare të të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për të nisur diskutimet dhe për të bërë ndryshimet e fundit në këtë ligj para se ta kalojnë në miratim.
Një nga ndryshimet kryesore, sipas Deutsche Welle, pritet të jetë lejimi I azilkërkuesve që të qëndrojnë në Gjermani për qëllime pune. Ata duhet të jenë në gjendje që të hyjnë në tregun e punës nëse do të kenë një ofertë pune.
Lehtësirat ligjore që pritet të kalojnë për miratim janë mirëpritur nga sipërmarrja e lirë, që tashmë pret më shumë njerëz për t’I punësuar pasi evitohen kostot dhe burokracitë.
Vitet e fundit, drejt Gjermanisë kanë emigruar dhe një numër i madh shqiptarësh të cilët janë bërë pjesë e sistemit mjekësor të këtij vendi por dhe që punojnë me kontrata pune në sektor të ndryshëm.