Tre policët e rrëmbyer dalin sot para gjykatës në Serbi. Pritet lirimi i tyre

0
208

Tre policët të cilët u rrëmbyen në Kosovë nga autoritetet e Serbisë më 14 qershor, do të dalin sot para gjykatës së Kralevës e cila duhët të i lirojë sepse asnjë pikë e prokurororisë nuk është e qendrushme.

Seanca gjyqësore ndaj tre policëve do të fillojë pas pak minitash në orën 9:00

Kujtojmë se më 16 qershor atyre iu caktua masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk tregoi se sa është periudha e paraburgimit për zyrtarët policorë të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka pretenduar se policët janë “rrëmbyer”, pasi, sipas saj, ata janë arrestuar në territorin e Kosovës.

Drejtori i Forumit joqeveritar për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, thotë për REL-in se Beogradi po e përdor rastin e policëve të Kosovës për qëllime politike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, sekretari në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka thënë se policët kosovarë duhet të lirohen menjëherë, ndryshe do të ishte një drejtësi me standard mesjetar.

“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi po qëndrojnë në paraburgim. Sipas Ministrisë së Punëve së Jashtme dhe Diasporës, ata po akuzohen për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Të gjitha qeveritë europiane dhe departamenti i shtetit të SHBA-vë e kërkoj lirimin e tyre./ A. Gashi / Pa Rrotlla

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here