Me “kullera” nuk rrezohet Kurti duhet edhe protesta

0
127

 

Kreu i AAK-së  Ramush Haradinaj thotë se LDK dhe PDK me këtë “hezitim” nuk po i kontribuojnë Kosovës; e Kosovës, sipas tij, do t’i kontribuohej me së paku inicimin e një mobesimi për të treguar që “ka edhe një Kosovë tjetër”.

Haradinaj tha se këto kritika e qortime ndaj kolegëve opozitare “nuk i kam nga dëshira”; por se këta të fundit ia kishin paragjykuar nismën për ndëshkimin me rrëzim të qeverisë kosovare, kur kjo e fundit tashmë është duke u ndëshkuar e sanksionuar nga i mbarë komuniteti Trans-Atlantik.

Albini e ka rrëzu jo vetëm veten, por edhe Kosovën. Vetëm PDK, LDK, AAK nuk e ka morr vesh këtë, për faktin se nuk po bashkohen në mocion që mos me rrezu Kosovën”.

A do të rrijmë duarkryq? Vëzhgues pasiv? Nëse këtë qeveri e ndëshkon bota, pse mos m’e ndëshku edhe ne?…E ke obligim bazë së paku me inicu një mosbesim…Është pazotësi…Nuk bëhen gjëra me statusa, ose me naj tweet”, do të indinjohej Haradinaj

Nëse jo mocioni, kërkonte Haradinaj, “atëherë a dalim në protesta – urdhëroni jepne idenë” sepse nuk duhet qëndruar “vëzhgues pasiv” ndaj një qeverie e ka cila ka hyrë në konfrontim dhe është ndëshkuar nga komuniteti Trans-Atlantik.

Ja kanë nalë telefonin, ja kanë nal takimet, ja kanë pastru agjendën. Përveç atyre që janë në dialog ky s’takon njeri më, nuk ia çon kush telefonin. S’ka ministër të jashtëm që takon më, dhe atë kryeministri”.

Situata është e rrezikshme, u shpreh një numër herësh ai, dhe se koha ishte “me dëshmu se ka një Kosovë tejtër që është e gatshme me çu këtë qeveri në shpi”.

Me dal Memli me thanë Po e përkrahim, Lumiri, del një lajm diku në mediat ndërkombëtare se ekziston edhe një Kosovë. Na s’jem ka çojmë asnjë lajm tejtër, fatkeqësisht. Po e lëm ë veç Kurtin në show dhe ushtrinë e interrnetit të Albin Kurtit me bë hajgare me ne, e jo veç me ne por edhe me aleatët tanë, miqtë tonë, me ushtrinë e interrnetit”.

Habitem se si nuk po e marrin pak ma kjamet këtë punë statusa, statusa, statusa deri kur” thotë mes tjerash Haradinaj i shqetsuar me këtë opozitë në një emision televiziv në fundjavë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here