Avokati nga Beogradi, Ivan Niniq ka treguar se në veri të Kosovës gjenden 11 laborator të narkotikëve për prodhimin e marihuanës.
Niniq në mediet serbe është shprehur se paratë e këtyre laboratorëve mund të janë përdorur për të financuar aktivitetet politike dhe barrikadat në veri të Kosovës.
“Inspektori, puna e të cilit ishte ta zbulonte këtë, u ndoq nga kjo prokurori. De jo vetëm ai, por dhe disa njerëz të tjerë. Pra, a kemi ne prodhimin e marihuanës në nivel shtetëror? Ai financojnë disa njerëz aktivitetet e tyre, disa barrikada, aktivitetet e tyre politike duke prodhuar marihuanë?”, është shprehur Niniq.
Ai shton se vlera e njërit prej laboratorëve arrin deri në 40 milionë euro.
“Inspektori Milan Djukiq, i cili ka punuar në Policinë e Kosovës, inspektor hetues i drogës, i cili me policinë ka zbuluar 11 laboratorë të marihuanës në veri të Kosovës gjatë dy viteve të fundit”, theksoi ai.
“Një laborator, vlera e pajisjeve në njërin prej tyre, nëse nuk gaboj në Leshak, është nga 30 deri 40 milionë euro. Imagjinoni se ka 11 laboratorë të marihuanës në një territor ku jetojnë 25 mijë banorë në veri të Kosovës. Pra, projekt i kujt është, produkt i kujt është, kush qëndron pas tij?”, shtoi Niniq.
Në fund, avokati serb pyeten se pse janë gjithë këta laboratorë të marihuanës në veri të Kosovës.
“Prej nga 11 laboratorë të marihuanës në veri të Kosovës? Kjo është pyetja kryesore”, përfundon ai.