Ramush Haradinaj pasi nuk mund të pajtoj opozitën, pajton katër familje pejone

0
197

Kryetari i AAK-së dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, ja ka dalur që sot në Pejë, të mbyllë me pajtim, 4 familje të njohura.

Haradinaj fillimisht ka qëndruar për të kërkuar pajtesë tek familja Belegu e cila ka pranuar ti shtrijë dorën e pajtimit familjes Racaj, pas një plagosje që kishte ndodhur kohë më parë.

Me autoritetin e tij prej burrështetasi dhe luftëtari të dëshmuar për sakrificë në luftën e fundit me Serbinë, Ramush Haradinaj ja ka arritur që po në Pejë, të depërtojë për të pajtuar familjet Qallaku dhe Llozhani, duke bërë që familja Qallaku të falë gjakun e birit, një rast që për vite të tëra ka qenë i hapur në qytet.

Ramush Haradinaj, që këtu ka qenë i shoqëruar nga kryetari i AAK-së për Pejën Ali Berisha dhe deputeti Bekë Berisha, ka falënderuar familjen që shtrinë dorën e pajtimit, duke e cilësuar faljen, trimëri, siç e ka zakon shqiptari.

Postimi i plote

Falja te shqiptarët është nder e trimëri, është virtyt i yni kombëtar, që na mbajti gjithmonë të bashkuar dhe të fortë.

Sot kam pasur nderin të qëndroj në familjen e nderuar Belegu, e cila shtriu dorën e pajtimit familjes Racaj.

Njëkohësisht, falënderoj familjen atdhetare Qallaku për nderin që ma bënë, të cilët me aktin e tyre fisnik, i shtrinë dorën e pajtimit familjes Llozhani. Zoti i bekoftë familjet shqiptare!’-shkruan

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02ofjLGNPc9Hh9Hr5eTswt7StMuiGeVuE4P8FFWwGpfd92pbJLwPyMmgmMLdomXv48l&id=100044440716038&mibextid=qC1gEa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here