Rama: Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla

0
121

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka mik, derisa ish-presidentin Hashim Thaçi, e ka quajtur vëlla.

Në një intervistë që ka dhënë sot për Euroneës Albania, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, Rama disa herë ka përsëritur se Kurtin e ka mik, por në fund të intervistës është kujdesur që ta bëjë një qartësim.

“Albin Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama.

Rama tha se Kurti është një mik që e çmon dhe respekton, por se nuk e mirëkupton për veprimet e tij si Kryeministër i Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here