Lista Serbe, në aksion për “rrëzimin” e kryetarëve në Veri apo shpëtimin e Kurtit?!

0
202

Nga Gjeneral Hisen Berisha

Lista Serbe, në aksion për “rrëzimin” e kryetarëve në Veri apo shpëtimin e Kurtit?!

Pas qëndrimit të fortë pirrojan e defanziv të Kryeministrit dhe inertivitetit të Presidentes, për rolin që duhet ta ketë mbi palët, pritet që “Lista serbe”, në harmoni me germën e Ligjit për qeverisje lokale, të organizon “peticion” me 90% të qytetarëve, (të pakicës serbe me siguri), për rrezimin e katër Kryetarëve të komunave në Veri.

Për ta përligjur këtë me siguri, sipas opinioneve të ekspertëve, do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuse.

Lista serbe, këtë e sheh si rrugë ligjore (të sygjeruar edhe nga Presidentja e vendit), që do ketë mbështetjen e mbi 90% të qytetarëve (të pakicës serbe), për ti rrëzuar kryetarët aktual dhe të organizojnë zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme, në këto komuna.

A nuk është e mjaftueshme në interpretim juridik e politik kjo që të lexohet tashmë, si plan i koordinuar Kurti-Vuçiq, qe “miku i tyre të mos dal humbës para popullit të Kosovës”, sepse ky, pra Albin Kurti e shpura e tij, ende ju duhet për implementimin e  “zajednices autonome” dhe për “demarkimin e kufirit” me Serbin!?

Edhe me opsionin e largimit nga pushteti, siç i kam kërkuar Presidentes Osmani të “dorëhiqet nga posti, që ta shpëtoj politikisht vendin”, nuk ka asnjë dilemë se tërheqja e Kurtit, do jet taktizimi Prishtinë – Beograd – Mosk, për rikthimin e tij në një moment kritik për vendin. A nuk e përforcon këtë strategji edhe deklarimi nga Tirana se “Open Ballkan – Mission completed”! A nuk ishte “Shengeni ballkanik/Open Ballkan” revansh ndaj BE, me presion se Ballkani Perendimir, kështu orientohet kah Unioni EUROAZIATIK?!

Pra, nisur nga këto zhvillime edhe largimi i mundshëm dhe i imponuar i Kurtit, do të bëhet me një konotacion të lartë pseudopatriotizmi patetik, se gjoja e pranon shkuarjen para popullit/votës, pra në zgjedhje por assesi të implementoj zajednicën me status autonomie, dëm të cilin tashmë veç e ka bërë me marrëveshjet në Bruksel e Ohër si dhe Statutin e “zajednicës” autonome si Republikë Autonome Serbe.

Kësaj nuk do’i mungoj as frazeologjia autike, pjesë e retorikës së tij e tyre mashtruese, se ky e sakrifikon pushtetin, por nuk bënë “zajednicë” as përdor “thika mbi harta”.

Ky veprim mirë i koordinuar me shpuren e tij të “proletarëve politik”, pa dyshim, se bëhet që ti përkthehet në votë, në të ardhmen e afërt dhe në fazën më kritike të procesit politik.

Stërkeqja e tanishme e procesit politik duke refuzuar “Marrëveshjen e detyrimeve të Uashingtonit” apo “All in one” me njohje, të Brukselit, për përmbylljen e çështjes së shtetësisë së Kosovës, me shkëputje përfundimtare e normalizim raportesh me Serbin, solli deri te krijimi i “satusquos” në dëm strategjik për Kosovën dhe gjeostrategjinë politike për rajonin, të partnerit tonë strategjik SHBA.

Tani logjikisht, për ti ikur fundosjes së tij politike për shkak të “patpozicionit politik” ku është futur me kryeneqësinë e tij sociopatike, “padrino jugonostalgjik” i tij në koordinim me pretendentët për lidership në Ballkan, që e duan protagonizmin e Rusis në rajon, do ta tërheqin nga procesi i ngërrquar politik, për ta rikthyer në momentin me kritik në pushtet, atëherë kur mund ti jepet goditja përfundimtare zhbërjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe implementimit të “ofertave të tyre elektorale” si “alternativa e re” për Veriun dhe “Republikën e tretë,” për Kosovën, në “Jugosllavinë e re”.
Është “koha” për mobilizim të përgjithshëm të patriotëve politik kombëtar për shpëtimin e Kosovës dhe të vet Kurtit nga misioni i qoroditur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here