Gjini: Nëna e Fjollës doli dhe kerkoj falje , uroj këtë të bëjë dhe nëna e Albinit

0
390

Antari i kryesisë së AAK-së, Labinot Gjini ka bërë një kerkesë të fortë në profilin e tij në Facebook i cili duke ju referuar nënës së Fjolla Morinës kur u distancua dhe kerkoj falje për veprimet e së bijës e cila tregoj se vajza e saj nuk është në gjendje të mirë psiqike. Këtë veprim Labinot Gjini i sygjeron dhe nënës së kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurtit.

Postimi i plotë i Labinot Gjinit

“Nana e Fjolla Morinës doli në media dhe kërkoi falje për të gjitha që i tha e bija. Nuk është mirë psiqikisht, deklaroi ajo. Uroj që edhe nana e Albinit ta gjejë këtë guxim sa më shpejt.” shkruan Gjini

Kujtojmë së javën e kaluat Nëna e Fjollës, Selvete Rexha  ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës. Rexha thotë se këngëtarja ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.

Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e këngëtares.

Rexha mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here