Kurti: Na janë vendosur masa, por me BE’në jam në kontakt – dje fola gjysmë ore me Borrell-in

0
205

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke folur para gazetarëve gjatë inspektimeve të fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, e ka pranuar se Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndaj Kosovës, por tha se po provon vazhdimisht që të ndryshojë situatën dhe vetëm të dielën që shkoi ka biseduar në telefon me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Por si duket Albin Kurti ka harruar se keta dy perfaqsues janë të ngarkuar për negociata dhe nuk janë në paketen e sanksioneve. Si duket kyeministri po mendon së ky popull nuk din shkrim lexim.

“Me Bashkimin Evropian, jam në kontakt të përditshëm. Dje kam biseduar në telefon afër gjysme ore me zotëri Josep Borrell, jam në kontakt edhe me Miroslav Lajçak. Jam i interesuar edhe për deeksalim dhe stabilizim të situatës”, pohoi Kurti.

“Është e vërtetë janë paralajmëruar masa të cilat edhe janë zbatuar disa prej tyre. Ju e dini që ushtrimi i madh në Defender Europe sidomos në Gjakovë kur kishim planifikuar ishte anuluar”.

Por, Kurti ka shpresë. Thotë se masat janë të përkohshme.

“Bëhet fjalë për masa të cilat janë të përkohshme, por që janë të padrejta”.

Megjithatë, përkundër situatës, ai thotë se në Kosovë s’duhet të merren veç me këtë pjesë, por edhe me atë që “deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po i kalojnë kreditë dhe granate ndërkombëtare”.

“Ato kanë vlerë të përgjithshme prej 150 milionë euro”.

Prandaj, shtoi Kurti, “teksa po mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilin do të mund ta largojmë shumë lehtë bashkarisht në Kuvendin e Kosovës”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here