Krasniqi: S’ka më shpresë që Kurti të jetë racional, hajde shkojmë në zgjedhje

0
117

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është racional.

Ai në T7, ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Unë po them hajde shkojmë në zgjedhje ta vendosë popull. Nuk mundet me qenë Kurti racional njeriu që e shkatërron të ardhmen e vendit”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se Vetëvendosja ka “një ushtri digjitale”, duke thënë se “sondazhi i vërtetë do të jetë ditën e zgjedhjeve”.

Sipas Krasniqi, Kurti nuk është duke qeverisur fare dhe rrjedhimisht emigracioni është shtuar.

Mbi këtë ai tha se “tema e Veriut është për t’iu ikur problemeve ekonomike të familjeve kosovare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here