GAZETARI DIAMANT SALIHU NDEROHET EDHE ME NJË ÇMIM
Gazetari dhe shkrimtari suedezo-shqiptar Diamant Salihu është nderuar sot me çmimin e sivjetshëm Raoul Wallenberg për raportimin e tij mbi krimin e bandave në Suedi.
– Shpresoj se mund të bëj diçka që bën përshtypje, diçka që është më e madhe se unë dhe që do të thotë më shumë se çmimi, thotë ai.
Diamant Salihu u lind në vitin 1983 në Kosovë. Erdhi në Suedi si shtatë vjeçar dhe u rrit në Borlänge.
Tani punon në Televizionin e Suedisë ndërkaq deri më 2017 ka punuar reporter në gazetën Expressen.
Deri tani ka botuar dy libra, “Derisa të gjithë të vdesin” dhe “Kur askush nuk dëgjon” (Mondial).
Jeton në Stokholm me familjen e tij.
Ndërkaq që nga viti 2013 çmimi në kujtim të Raul Valenbergut ndahet çdo vit nga Akademia Raoul Wallenberg. Ai përbëhet nga një figurë bronzi dhe 100 000 korona.
Fituesi i çmimit zgjidhet nga një juri ku kryetar është financieri Sven Hagströmer.
Fituesi i sivjetshëm i çmimit, Diamant Salihu, sipas arsyetimit, ka demonstruar pa u lodhur integritet dhe guxim të madh duke qenë një zë unik në një nga problemet më serioze të shoqërisë, ku njerëzit lejohen të vihen në fokus dhe veprohet në frymën e Raul Valenberg-ut. Shuquri Sjediaj
https://www.dn.se/kultur/diamant-salihu-far-pris-for-journalistiken-om-gangvaldet/?fbclid=IwAR0e_vj5WbIYQLg4Uzf3_40TfKbwahuARiVkvMP6bOzJYQlzOYnsFX1BjZ8