spot_imgspot_img
spot_img

Pas tri javësh Ali Ahmeti “luan pingpong” me Albin Kurtin e sjell ekipen BDI’së në Gjakovë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar me një ekip të tij, vjen për vizitë në Kosovë, tri javë pasi kryeministri Albin Kurti zhvilloi vizitë në Çair dhe Tetovë.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se Ali Ahmeti të shtunën do të vizitojë Gjakovën.

“Ju njoftojmë se Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, i shoqëruar mga Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, Zëvendës Kryeministri i parë, z. Artan Grubi, Ministri i Finansave, z. Fatmir Besimi, Ministri i Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri, Ministri i Jashtëm, z. Bujar Osmani, dhe shefi i grupit parlamentar, z. Arbër Ademi, ditën e shtunë, me 2 shtator 2023, me fillim në ora 13:00, do të vizitojnë kapacitet prodhuese të fabrikës Comodita në Gjakovë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri Albin Kurti nuk e takoi kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, parti shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin. Kurti takoi vetëm partitë opozitare shqiptare.

Nga atje, Kryeministri Albin Kurti iu dha jehonë planeve për ndërtimin e aksit rrugor Prizren-Tetovë, duke e cilësuar si të rëndësishme në aspektin ekonomik për rajonin.

Ai tha se edhe kryetari i Tetovës është i interesuar që sa më parë të realizohet projekti i aksit “Tetovë-Prizren”.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...