spot_imgspot_img
spot_img

A do të jetë viti 2023 pikë kthese për Serbinë në raport me Kosovën?

Vetëm presioni i jashtëm, ose mbase thjesht fati, çoi në mënjnaim të një përshkallëzimi serioz të situatës në Kosovë. Por, a do të jetë viti 2023 pikëkthese?

Kështu shkroi Deutsche Welle në gjuhën serbe në një artikull ku rikapitulloi ngjarjet që shënuan vitin 2022 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Viti i kaluar u lajmërua si vit kthese dhe dramatik, por në fund doli të jetë një vit relativisht paqësor. Kjo, sigurisht, nuk do të thotë se nuk ka pasur veprime dhe paralajmërime dramatike, ngritje në gatishmërisë ushtarake, dhe momente që mund të përshkruhen si incidente serioze, veçanërisht në Kosovë, por së paku tash për tash, gjërat duket të jenë nën kontroll”, shkroi DW.

Duke qenë se viti 2022 ishte edhe vit elektoral [në Serbi], pritej që kjo të shkaktonte tensione shtesë, pasi pati paralajmërime që të nesërmen e zgjedhjeve do të vinin protesta, por gjithsesi e gjithë fushata parazgjedhore, si dhe periudha paszgjedhore. kaloi pa shumë fërkime.

Fillimi i konfliktit në Ukrainë përkoi me fushatën zgjedhore serbe dhe serioziteti i asaj tragjedie u reflektua edhe në sjelljen e pjesëmarrësve në jetën politike në Serbi.

Kjo ndikoi ndjeshëm në dinamikën dhe nivelin e tensioneve politike në Serbi, kështu që as qeveria dhe as opozita nuk ndërmorën ndonjë hap shtesë që do ta përkeqësonte ndjeshëm situatën.

Ky fakt ua lehtësoi edhe më tej pushtetit në Serbi vazhdimin e sundimit autoritar, sepse opozita u pozicionua si një faktor politik që nuk dëshiron të bëjë shumë valë në një kohë kur kreu i shtetit po vuan nga presionet e mëdha të jashtme.

Një pjesë e opozitës, pa dyshim, ka ushtruar presion mbi autoritetet në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë, por këto ishin paralajmërime të vakëta, të cilat nuk mund të ndikonin ndjeshëm në vendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga ana tjetër, vendimet e Albin Kurtit u pritën me dënimin unanim të pushtetit dhe opozitës serbe dhe kjo ishte tema që dominoi gjysmën e dytë të vitit. Vetëm presioni i huaj, ose ndoshta thjesht fati, çoi në shmangien e një përshkallëzimi më serioz të situatës në Kosovë.

Ashtu siç pritej, çështja e Kosovës nuk u zgjidh gjatë vitit 2022, dhe sipas zakonit të mirë të vjetër, viti i ardhshëm shpallet edhe një herë pikë kthese kur bëhet fjalë për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës.

Prandaj, këto pritshmëri nuk janë të reja, por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë Perëndimi vepron dhe tingëllon i vendosur për ta përfunduar këtë punë në vitin 2023. Sa vendimtar do të jetë në të vërtetë një vit, apo do të jetë një tjetër shpallje bombë?

Dushan Spasojeviq, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, kujton për DW se “shumë herë në vitet e kaluara është dukur se ky problem ishte afër zgjidhjes, kështu që nuk ndodhi, por tani mund të jemi më afër tij. Nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë, por tani kemi disa struktura të jashtme që mendojnë se tani është një moment i favorshëm për të ushtruar presion”.

Por, nga ana tjetër, vazhdon Spasojeviq, “ne kemi dy liderë, Vuçiqin dhe Kurtin, të cilët janë mjaft kokëfortë dhe kanë disa kalkulime të tyre që nuk hyjnë në planet e jashtme. Këtu e shoh pengesën më të madhe, nëse ka. është një ofertë mjaft e mirë që do t’i kënaqë të dy liderët. Mendoj se ka disa kufizime në atë presion – Serbia nuk mund të pritet të marrë p.sh sanksione, pse nuk dëshiron të pranojë një marrëveshje me Kosovën që nuk i përshtatet. Prandaj është e mundur që zgjidhja e atij problemi të zgjatet”, tha Spasojeviq për DW.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...