spot_imgspot_img
spot_img

A e pranoi Kurti Asociacionin apo i thelloi përplasjet me Amerikën?

Fjalia e Kurtit se Asociacioni “mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës”, ka nxitur reagimin e opozitës duke thënë se 2 shkurti është dita kur Kryeministri e pranoi mekanizmin që për një kohë të gjatë e ka quajtur Zajednicë. Disa deputetë madje ia bën edhe “për hair” duke pasi Kurti i tha po ujdisë së vitit 2013, që e kishin nënshkruar Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Por, 6 kushtet e Kurtit, e sidomos ai që Asociacioni të zbatohet pas njohjes, mund ta përplasin edhe më tej Kurtin me amerikanët. Uashingtoni po e kërkon menjëherë këtë mekanizëm dhe të shkëputur nga marrëveshja finale.

Kryeministri Albin Kurti i ka nxjerrë 6 pika të mërkurën në Kuvendin e Kosovës si kushte për themelimin e Asociacionin.

Por, fillimisht ai ka goditur ndërkombëtarët që po e kërkojnë në mënyrë urgjente themelimin e tij.

“Çfarëdo tentative qё nene tё caktuara tё marrëveshjes bazike tё nxirren dhe të promovohen si nene ekskluzive apo parakushte pёr ecje përpara, janë sa të pakuptimtë aq dhe joproduktive” ka thënë Kurti.

Kurti nuk ka qenë pjesë e një takimi që u mbajt në fillim të javës në Ambasadën e SHBA’së. Ai ka thënë se nuk ka pasur ftesë duke e bërë me dije se është i hidhëruar me qasjen e Emisarit Gabriel Escobar që tha se Asociaioni do të bëhet edhe pa Kryeministrin.

Ndër kushtet që mund t’i bëjnë problem shefit të Qeverisë me ndërkombëtarët është koha e themelimit dhe zbatimit të tij.

SHBA’të po kërkojnë që Asociacioni të bëhet menjëherë në mënyrë që të ecet tutje me planin franko gjerman.

Por, Kurti ka qëndrim tjetër që e ka shprehur sot në pikën e pestë të kushteve.

“ 5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës” ka thënë ai.

Një kërkesë tjetër e tij, që është bërë publike për herë të parë, është që Asoaciacioni ta ndryshojë emrin.

“2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5)” ka thënë shefi i Qeverisë.

Kurti po ashtu ka bërë me dije se si pozicion i tij është dorëzimi i armëve ilegale nga serbët në Veri. Këtë e ai ka shprehur në pikën katër.

“Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

Kreu i qeverisë ka lënë të kuptohet se nuk do të pranojë asgjë pa negociata në Bruksel me palën serbe duke i bërë thirrje Borellit që të ftojë takime të reja.

Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit i ka telefonuar Kurtit javën e kaluar duke i kërkuar që ta pranojë planin franko gjerman. Megithat Kryeministri e sheh ende vetëm si propozim të mirë për të cilin duhen negociata.

“Kёtё propozim ne e shohim si bazё tё mirё për diskutime të mëtutjeshme dhe jemi tё interesuar tё punojmё sa mё intenzivisht qё i njëjti tё finalizohet dhe nёnshkruhet nga palёt. Andaj, kёrkojmё nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, z. Josep Borrell qё sa mё parё tё ftojë nё takime tё rregullta, tё shpeshta nё mёnyrё qё tё avancojmё drejt finalizimit. Unё si gjithnjё deri mё tani jam i gatshёm qё me konstruktivitetin maksimal tё kontribuoj nё gjetjen e zgjidhjes mё tё mirё tё mundshme dhe po ashtu tё sigurohemi pёr mekanizma qё garantojnë implementim tё plotё tё saj” ka theksuar ai.

Ndryshe, pala serbe aktualisht është duke e gëzuar statusin e palës bashkëpunese në bisediem. Për këtë mbrëmë Vuçiq pranoi një telefonatë nga Uashingtoni ku u përgëzua për qasjen e tij ndaj emisarëve dhe planit franko gjerman.

Pas telefonatës, u njoftua se Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq i cili po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit u prit nga Derek Cholet në zyrën e tij në Uashington. Në njoftimin e Cholet iu dha mbështetje dialogut dhe u riafirmua miqësia Serbi -Amerikë.

Ndërkohë, nga Kosova në SHBA po qëndrojnë liderë partiakë dhe deputetë opozitar por askush nga Qeveria.

Mbetet të shihet nëse edhe Kurti do të marrë ndonjë telefonatë nga Uashingtoni.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndërkaq në ditën që amerikanët mblodhën qeveritarë e opozitarë në ambasadë duke komentuar për mediat tha se cdo gjë që vjen nga Amerika është e mirë.

Kushtet e Kurtit

Asociacioni i Komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi-Daçiq apo marrëveshja e parë e parimeve siç njihet ndryshe, si një mekanizëm i tillë, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës, me këto kushte:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...