Abazoviq: S’më pëlqen mosdakordimi i Kurtit me ndërkombëtarët, situata në veri i përshtatet Serbisë

0
132

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka komentuar raportin mes Qeverisë së Kosovës me SHBA-të dhe BE-ne. 

Abazoviq tha se nuk i pëlqen ky mosdakordim i Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.

“Nuk më pëlqen se si ka ardhur deri në një diskordim mesazhi, diskordim komunikimi ndërmjet ndërkombëtarëve dhe Qeverisë”, tha ai në Klan Kosova.

Jam i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Kurti shumë shpejt do t’i nivelojnë komunikimet dhe do të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, tha ai.

“Kjo është çështja në Ballkan, ne  nuk jemi superfuqi, ne jemi shtete shumë të vogla, jemi shtete mikro. Është e vërtetë që Kosova është më e madhe se Mali i Zi por ne nuk mundemi me anulu as ndikimin e as miqësinë me aleatët kryesorë që I kemi, pikë së pari këtu bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian ashtu si duhet me u gjetë një lloj komunikimi.”, tha ai.

Tutje ai tha se nuk po kritikon Qeverinë Kurti.

“Kjo nuk është kurrfarë kritike ndaj Qeverisë, por, po thyem pasi që kanë ardhur disa mesazhe të cilat nuk tingëllojnë ndoshta aq bukur, jam I bindur se në të ardhmen do të vijnë në një nivelim i atyre mesazheve dhe atyre përkrahjeve ndaj këtyre shteteve”

Ndërkaq sa i përket qasjes së Serbisë në këtë situatë në veri, Abazoviq tha se sitauata në veri i ka konvenuar Serbisë për shkak të problemeve të brendshme politike që kanë.

“Ishte komplikuar situate politike në Serbi, ashtu si mendoj ajo që ka ndodhur në veri i ka konvenuar qeverisë së Serbisë për fat të keq, sepse ata duan ta heqin fokusin nga disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet dhe mendoj se në këtë rast shfrytëzohet edhe veriu i Kosovës për manovra politike”, deklaroi kryeministri i Malit të Zi.

Tutje, Abazoviq tha se është kundër dhunës dhe u bëri apel atyre që kanë ushtruar dhunë ndaj KFOR-it që veprime të tilla të mos përsëriten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here