Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se paralajmërimet e presidentit francez, Emanuel Macron, u përdorën nga ai ngase e dinte që liberalizimi i vizave ishte një pikë e dhimbshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Bashkimi Evropian nuk ka mekanizma tjerë. BE nuk është fuqi ushtarake për të vepruar ndaj nesh. Prandaj Macron e shfrytëzoi deklaratën për vizat për Kosovën pasi kjo është “pikë e dobët” për qytetarët e Kosovës, pasi neve na kanë mbetur vetëm vizat nga procesi i integrimit në BE”, deklaroi Ahmetaj në RTV Dukagjini.
Ahmetaj ka deklaruar se Kosova ka shënuar regres në procesin e saj drejt integrimit evropian.