spot_imgspot_img
spot_img

Ajka e ajkave e super javës sportive në Artmotion me El Clasico

Kjo javë do të jetë një super javë sportive në Artmotion e cila gjatë mesjavës sjell ndeshjet fantastike të UEFA Champions League, UEFA Europa dhe UEFA Conference League, Çerekfinalet e Kupës së Kosovës në Futboll dhe në vikend na vijnë Formula 1, NBA,  ALBI Superliga në Futboll e Prince Caffe Superliga në Basketboll dhe ajka e ajkave vjen të dielën me El Clasicon në Nou Kamp ku Barcelona pret Real Madridin.

Mesjava do të jetë festë e vërtet me çerekfinalet fantastike të Kupës së Kosovës ku gjatë paraditeve në fokus do të jenë duelet Prishtina Ballkani dhe Llapi Malisheva kurse në mbrëmje ndeshjet vendimtare të UEFA Champions League, të martën Porto Inter e Manchester City Leipzig dhe të mërkurën përballja e gjigantëve evropian, Real Madridi përball Liverpoolit dhe dueli ku Amir Rrahmani me Napolin kërkojnë kalimin tutje në Champions në ndeshjen me Eintracht Frankfurtin.    

Pas mesjavës dhe ndeshjeve vendimtare e premtja është ditë e shorteve për çerekfinalet në garat më prestigjioze evropiane të futbollit, UEFA Champions League, Europa dhe Conference League

Ndërkohë, vikendi do të na sjell edhe më shumë emocione nga ngjarjet e sporteve më të popullarizuara në botë të cilat i sjell ekskluzivisht Artmotion.

Të shtunën herët në mëngjes nga ora 03:30 direkt nga Crypto.com Arena në Los Angeles vjen kryendeshja e javës ku Lakersat që po luftojnë me mish e shpirtë për kualifikim në Play Off presin dyshen fantastike të Dallas Mavericks Luka Donqiqin dhe Kyrie Irvingun që po ashtu janë në kërkim të “vizës” së pjesës përfundimtare të kampionatit.

Ndërkohë, karvani i Formula 1 do të ndalet në Jeddah ku pilotët më të shpejt në botë do të garojnë për Shpërblimin e Madh të Arabisë Saudite. Pas triumfit të dyfisht me pozitat 1 e 2 në në garën e parë sivjet në Bahrein, dyshja Verstappen Perez e Red Bullit synon të vazhdoj sukseset mirëpo dy ish kampionët e botës Alonso me bolidin fantastik të Aston Martinit dhe piloti i cili po e ndjek titullin e tetë dhe rekordin historik, Sir Leëis Hamilton me Mercedesin janë aty për t’iu prish planet duke dhënë porosinë se ky edicion do të jetë ndoshta një prej më të niveluarve në histori të këtij sporti spektakular që transmetohet ekskluzivisht në Artmotion  

Përfundimi i kësaj super-jave dhe e diela do të jetë aso çfarë vetëm gurmanët e sportit mund ta dëshirojnë. Nga ora 13 Gjilani pret Llapin që shënoi fitore sensacionale me përmbysje ndaj Ballkanit për të vazhduar nga ora 17 me kryendeshjen e Princa Caffe Superligës në basketboll, Trepça Peja direkt nga palestra Minatori e cila ka ambientin më të bukur dhe më të zjarrtë aktualisht. Trepça cila do të kërkoj kthimin te fitoret pas disfatës nga Prishtina kurse Peja e rilindur me trajnerin e ri synon vazhdimin e serisë së fitoreve e cila e ktheu në maje të elitës së basketbollit kosovar.

Përmbyllja e kësaj super-jave vjen me ajkën e ajkave sportive dhe ngjarja kur e tërë bota ndalet: El Clasico.

Të dielën nga ora 21 direkt nga Nou Kamp vjen një prej El Clasicove më domethënës viteve të fundit sepse fitorja për barcelonën do të thotë në masë të madhe garantim i titullit të kampionit kurse disfata i hap rrugën Real Madridit për t’u kthyer në garë për mbrojtjen e titullit.

Çka t’ju themi tjetër veç se zemra e sportit në vendin tonë rrah vetëm dhe ekskluzivisht në platformën nr.1 sportive në shqiptari: ARTMOTION

E MARTË, 14.03.2023

21:00 Futboll: Champions League Porto Inter ​​​S1

21:00 Futboll: Champions League Man City Leipzig​​S2

E MËRKURE, 15.03.2023

13:00 Futboll: Kupa e Kosovës ​​Prishtina Ballkani​​S1

13:00 Futboll: Kupa e Kosovës ​​Llapi Malisheva​​S2

21:00 Futboll: Champions LeagueReal Madrid Liverpool​​S1

21:00 Futboll: Champions LeagueNapoli Frankfurt​​S2

E ENJTE, 16.03.2023

18:45 Europa League​​​Betis Man Utd ​​S1

18:45 Europa League​​​Freiburg Juventus​​S3

18:45 Europa League​​​Fenerbahce Sevilla​​S2

21:00 Europa League​​​Arsenal Sporting​​S1

21:00 Conference League​​AZ Alkmaar Lazio​​S2

E PREMTE, 17.03.2023

12:00 Shorti​​​​Champions League​​S1

13:00 Shorti​​​​Europa League​​​S1

14:00 Shorti​​​​Conference League​​S1

E SHTUNË, 18.03.2023

03:30 Basketboll: NBA​​​Dallas L.A Lakers​​S1

E DIEL, 19.03.2023

13:00 Futboll: Albi Mall Superliga Gjilani Llapi​​​S1/KK

17:00 Basketboll: Prince Caffe Superliga Trepça Peja​​​S1/KK

21:00 Futboll: La Liga​​​Barcelona Real MadridK-SPORT

Op/Ed

Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Nga Thomas Roser, FRANKFURTER RUNDSCHAU Nëse politika dështon, nëse është...

Qeveria Kurti ra sot!

  1. Albin Kurti i përdori edhe ushtarët e KFOR-it...

Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike

Libri Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridke...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...

Shumë pak ditë deri në fundin e muajit Prill: Çka ka rëndësi kjo kaq shumë?

Rëndësi ka shumë sepse po vjen fundi i një...

SPORTI NË ARTMOTION

JESH APO TË MOS JESH NË FINALE, FUTBOLL E...
spot_img

“Emisarja e kryeministrit” Vjosa Osmani takohet me Vuçiç pranon tri kushte të Josep Borrell

Në fotografinë e publikuar nga shefi i diplomacisë së BE-së shihet se në Moldavi kishte takim të përbashkët mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit,...

Kurti merr thirrje nga Amerika, pajtohet për zgjedhje të reja në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Qe pse shfaqet simboli rus “Z” në Kosovë

Gazeta me madhe suedeze Dages Nyheter doli më koment të gjatë të korrospondentit europian Ingmar Neveus i cili eskalimin e situatës  në Kosovë e...