Aktivisti i Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i televizionit në RTK. Me tetë vota pro, të gjithë anëtarët e bordit të transmetuesit publik, kanë miratuar emërimin e Gërvalles në këtë pozitë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Besnik Boletini, kryetar i Bordit të RTK-së.
“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gervalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4)”, ka thënë Boletini.
Gërvalla është i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai vetë ka publikuar fotografi në mbështetje të kësaj partie politike.
Shoqëria civile vazhdimisht ka kërkuar që drejtori i RTK-së të mos jetë partiak ose që ka bindje partiake.