spot_imgspot_img
spot_img

Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit i mundësoi Talat Xhaferit të bëhet zot në shtëpinë e tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se marrëveshja paqësore e Ohrit i ka dhënë leje Talat Xhaferit që të bëhet zot në shtëpinë e tij.

Kështu ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, në ditën kur Talat Xhaferi pritet të bëhet kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut, raporton Klan Kosova.

“Marrëveshja paqësore e Ohrit i dha leje Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Fituan turqit, romët, vllehët, serbët, të gjithë fituan me marrëveshjen paqësore të Orhit dhe kjo marrëveshje neve na ka bërë zot në shtëpinë tonë dhe ju duhet të jeni krenar sepse për këto 22 vite bashkë kemi punuar”, është shprehur Ahmeti.

Ali kështu u është kundërpërgjigjur politikanëve maqedonas Milloshovski dhe Trajanov të cilët u shprehen të pakënaqur ndaj qeverisjes së Xhaferit.

Kam qenë gjimnazist në të 70’tat, qiraxhi, i mohuar, i përqeshur, i përplasur nga ata që qeverisnin asokohe. Unë si i ri nuk isha i barabartë me gjeneratën që mësoi. Mu më mohohej gjuha e nënës. Prindërit të mi i mohohej punësimi, por duhet të braktiste vendit dhe të linte gjymtyrët në Austri. Unë flas këtu si një njeri që është nga prindër që kanë lënë gjymtyrët e tyre jashtë vendit si në Austri dhe Libi. U flas si një njeri i cili ka përjetuar vuajtje e tortura nga sistemi”, tha Ahmeti.

I nderuar Antonio, kur është Kërçova e juaja dhe imja më mirë atëherë kur unë isha qiraxhi, apo sot që të jemi të barabartë e zot shtëpie të dy ne. Gjimnazi ku unë e kam kryer sot funksionon për mrekulli, asnjë zënkë mes vete, asnjë përplasje, kryetari i komunës është gjithashtu shqiptar, për dy mandate komuna ime dhe e jotja funksionon për mrekulli”, tha Ali Ahmeti.

Ndërsa eksponentëve të ish-pushtetit në Maqedoni të Veriut, Ahmeti sërish iu drejtua me zë të arsye; në kohën e luftës çlirimtare kombëtare që udhëhoqi vetë ai.

I nderuar Pavle, për fat të keq deri më 2001 kemi qenë dy anë të kundërta. A atëherë ishte më mirë kur ishim dy anë të kundërta, kur ju më ndiqnit me shtet, apo sot që jemi bashkë qe 22 vite me këtë kuvend dhe ku marrim vendime për ligje, reforma dhe si të anëtarësohemi më shpejt në BE. Shteti ynë, i imi i joti, a më mirë atëherë kur më ndiqte mua bashkë me gjeneratat e mia, armik, terrorist, separatist, apo sot që bashkëfunksionojnë e drejtojmë, shtëpinë tonë të rë përbashkët”, tha Ahmeti.

Pse më nixtët ju dy? Sepse ti më ktheve 22 vite dhe 30 vite pas. Kur ju drejtuar kolegëve tanë se gjoja keta janë qiraxhi dhe Talat Xhaferi është pronar i shtëpisë. Nuk është e vërtetë, as ju qiraxhi, as kolegët e mi nuk janë qiraxhi. Por, është një e vërtetë”, shtoi Ali Ahmeti.

 

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...