spot_imgspot_img
spot_img

Apeli lë në fuqi ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë kanë lënë fuqi vendimin për lejimin e ekstradimit të Princ Dobroshit, i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë gjermane, si pjesë e një grupi kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike.

Princ Dobroshi, i dyshuar si një nga bosët më të mëdhenj të drogës, ra në prangat e policisë në fund të viti të kaluar në Tiranë.

Pak kohë më parë për Dobroshin Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimin pasuror në kuadër të të cilit janë sekuestruar disa prona të tij apo në emër të personave të lidhur me të. Ndër to janë sekuestruar 10 llogari bankare, një vilë, 3 apartamente, një shoqëri tregtare dhe disa makina.

Dobroshi është një shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese gjermane, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i paligjshëm i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të organizuar kriminal”.

Gjatë vitit 2020 dhe më pas, ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani.

Dobroshi i cili është etiketuar nga mediat në Kosovë si bosi i krimit ka një aktivitet të gjatë kriminal që daton që nga vitet 1990.

Në vitin 1993 ai u arrestua në Norvegji dhe u dënua me 14 vjet burg për trafik të heroinës, gjithashtu ishte i akuzuar në Suedi dhe Danimarkë.

Në një operacion të koordinuar mirë, ai u arratis nga burgu Ullersmo në vitin 1997.

Pas arratisjes nga burgu në Norvegji, Dobroshi e vijoi aktivitetin e tij kriminal në Republikën Çeke, grupi i të cilit shumë shpejt dominoi trafikun e drogës.

Më 23 shkurt 1999 ai u arrestua përsëri, por këtë herë në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Grupi i Dobroshit kishte planifikuar një sulm të armatosur në burgun e Pankrác, por në gusht 1999 ai u ekstradua në Norvegji për të përfunduar dënimin e tij.

Në janar 2005 Dobroshi u lirua me kusht për “sjellje të mirë” . Ai rikthye në Republikën Çeke dhe qëndroi atje për tre muaj deri sa i përfundoi viza e qëndrimit.

Më vonë, ai u kthye në Pejë, Kosovë.

Që nga shtatori 2006, ai jetonte në Kosovë, ndërsa gruaja e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tyre jetonin në Pragë.

Dobroshit, po ashtu, i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...