Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Vitia kishte dhënë dorëheqje në tetor të vitit 2021 nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale për Kryetar të Prishtinës, por u mposht nga Përparim Rama i LDK-së.
Ky emërim sot si ministër i Shëndetësisë, është i treti për Arben Vitinë, pasi edhe në 50 ditëshin e Qeverisë Kurti 1 ai kishte po këtë pozitë, e poashtu edhe në Qeverinë Kurti 2, kur dhe la pozitën për kandidimin për të parin e Prishtinës.