spot_imgspot_img
spot_img

Avokati i Thaçit ‘zbulon’ emrat e figurave ndërkombëtare që do të ftohen si dëshmitarë

Mbrojtja e Hashim Thaçi pret që ish-presidenti i Kosovës të shpallet i pafajshëm. Në një deklaratë për media pas seancës hapëse të tyre, avokati Gregory Kehoe deklaroi se do të ftohen shumë figura të rëndësishme ndërkombëtare për të dëshmuar në Dhomat e Specializuara.

Avokati Kehoe tha se provat që sollën sot (e martë) para trupit gjykues dëshmojnë qartë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur një strukturë efektive komanduese.

“Pritjet janë që klienti ynë të shpallet i pafajshëm. Natyrisht, ju i keni parë provat që kemi paraqitur. Është një rast që është paraqitur nga ZPS për komandimin dhe kontrollin, komandimin dhe kontrollin efektiv. Dhe unë mendova se provat që sollëm sot, tregojnë qartë se nuk kishte strukturë komanduese dhe kontrolli, dhe sigurisht jo një strukturë efektive kontrolli komandues. UÇK-ja vepronte në nivel bazë dhe vepronte me kontrollin e zonave operative, dhe komandantëve të zonave operative dhe nuk ishte një zinxhir komandues vertikal. Mendoj se e kemi bërë mjaft të qartë sot”, deklaroi Kehoe.

Kehoe deklaroi se do të ftohen si dëshmitarë shumë prej figurave të rëndësishme ndërkombëtare, edhe pse shtoi se për shkak të moshës kishin kërkuar që të merrnin dëshmitë e tyre përpara procesit të gjykimit.

“Ne kemi qenë shumë të hapur sa i përket dëshmitarëve që do të thërrasim. Do të jetë ambasadori Kushner, do të jetë ambasadori Walker nga Shtetet e Bashkuara, ambasadori Evarts që ishte me OSBE-në, por ishte edhe ambasador i Holandës, ndoshta do të përpiqemi të ftojmë edhe Jamie Rubin, i cili ishte ish-zëdhënës i Departamenti i Shtetit, siç e dëgjuat sot sigurisht, ju e dini që e dini se sekretarja Albright ka ndërruar jetë, ashtu sikur presidenti Rugova, por ne do të ftojmë çdo individ që kanë qenë njerëz të lartë në OSBE; ambasadorin Covey; dhe kë tjetër? Por këta janë emrat për të cilët kemi folur më parë, gjeneralin Clark po, këta janë emra për të cilët kemi folur përpara se të publikojmë. Pra, ne kemi dosje ku janë të gjithë emrat, por çfarë ne fillimisht ishim përpjekur të bënim ishte të merrnim dëshminë e tyre përpara gjyqit. Dhe arsyeja për këtë sinqerisht është se shumë nga këta njerëz; unë u uroj atyre një jetë të gjatë, por shumë nga këta zotërinj janë në të 80-at e tyre”, vijoi ai.

Gjatë procesit të sotëm (e martë), është përmendur edhe emri i presidentit aktual amerikan Joe Biden kur ishte takuar me Thaçin në verën e vitit 1999.

Por Kehoe deklaroi se do të jetë e vështirë që të sjellin në Holandë numrin një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo mund të jetë pak e vështirë, sepse si president i Shteteve të Bashkuara mendoj se ai është pak i zënë. Kështu që unë thjesht e përmenda atë në dëshmi sepse sigurisht që ne do të vendosim të gjithë transkriptin në dëshmi. Ai e ka parë presidentin Thaçi në korrik të vitit 1999, ka pasur bisedën që e keni parë që e ka bërë në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë, por do të ketë edhe shumë figura të tjera ndërkombëtare që do të dëshmojnë”, tha Kehoe.

Gjatë fjalës hyrëse, mbrojtja e Thaçit shfrytëzoi edhe aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në rastin e Fatmir Limajt dhe të Ramush Haradinajt.

Avokati Kehoe tha se ato vendime të këtyre dy rasteve janë shumë të rëndësishme.

“Kishte vendime shumë specifike në ato raste në lidhje me krimet kundër njerëzimit që nuk kishte një sulm të gjerë kundër popullatës civile. Këto vendime janë njëlloj të zbatueshme këtu. Ajo që do të shohim janë shumë dëshmitarë të njëjtë, shumë nga të njëjtat ngjarje për të cilat u gjykuan Limaj dhe Haradinaj, dhe ata individë u shpallën të pafajshëm. Sigurisht në nivelin e përgjegjësisë komanduese dhe në nivelin e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Pra ato vendime që vijnë nga rastet Limaj dhe Haradinaj janë shumë të rëndësishme”, tha Kehoe.

Avokati Kehoe u shpreh se do të konsiderojnë seriozisht edhe lirimin me kusht për klientin e tyre.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...