Bashkimi Evropian nuk mund të shpallë ende një datë takimi mes Prishtinës e Beogradit, në nivel të lartë, megjithatë, janë gati që një gjë e tillë të ndodhë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për mediumin serb, “Tanjug”.
“Sa i përket dialogut në nivelin e lartë, është e kuptueshme që ne gjithmonë jemi gati t’i mirëpresim dhe të organizojmë një takim.” – ka thënë ai. Veç kësaj, Stano ka shtuar se kur të vijë koha, do ta thirret një takim mes dy palëve. Vlen të theksohet se emisari Miroslav Lajçak gjatë së hënës ka realizuar një vizitë në Beograd dhe Prishtinë. Diplomati evropian pas takimit ka shkruar në Tëitter, duke thënë se “i vjen mirë që tani edhe Kosova e pranoi” propozimin evropian.
“Udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin @albinkurti dhe zv. kryeministrin @BislimiBesnik dhe në Beograd për të bërë të njëjtën gjë me @predsednikrs @avucic dhe @PetkovicPetar. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi Propozimin në parim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë.” – ka shkruar Lajçak në Twitter.