spot_imgspot_img
spot_img

“BE s’ka kompetenca për propozim të draftit”, Konjufca s’pajtohet me deklaratat e Hovenierit mbi Asociacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha të premten se Bashkimi Evropian “nuk ka kompetencë” për t’i propozuar Kosovës një draft-statut për formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, megjithëse autoritetet kosovare e kanë pranuar një të tillë në parim tashmë, nën ndërmjetësimin e bllokut.

“Mendoj se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Asociacion Kosovës. Është gabim të mendosh se është kompetencë e BE-së të na caktojë neve [draft-status për Asociacionin], kurse kompetencë e jona të jetë ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mendoj se është kompetencë e BE-së t’i propozojë draft Kosovës dhe Kosova të qëndrojë gatitur dhe ta dërgojë draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedurë”, tha Konjufca.

Konjufca iu referua deklaratave të Jeff Hovenier, i cili tha një ditë më parë se e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës ta kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar vitin e kaluar prej Perëndimit për themelimin e Asociacionit.

“Do të ekzistojë një përgjigje nëse [dokumenti] është kushtetues apo jo, do të dihet a ka kompetenca ekzekutive apo jo, dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Diçka e tillë do të krijojë një dinamikë ndryshe dhe do të reflektojë përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet që ka”, tha Hovenier të enjten gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në ndërtesën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët perëndimorë i paraqitën Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për formimin e Asociacionit, i cili u hartua nga BE-ja dhe të cilin palët thanë se e pranojnë.

Në lidhje me këtë dokument, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte siguruar asokohe se është shkruar “me kujdes dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Por, në fund të dhjetorit, Kurti tha se Kosova duhet të jetë autore e statutit dhe sugjeroi që atë ta shkruante vetë, në bashkëpunim me ministrin e tij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kjo deklaratë ishte reagim ndaj një mesazhi të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës.

Kosova dhe Serbia së pari arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas edhe më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën, prandaj Prishtina zyrtare nuk pranon ta zbatojë atë marrëveshje.

Nga ana tjetër, Beogradi ka ngulur këmbë që Asociacioni të formohet ashtu siç është arritur pajtim në Bruksel, e jo që disa pika të harmonizohen me Kushtetutën e Kosovës, siç ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Të dy vendet janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Çfarë tha Kurti për draft-statutin?

Rreth dhjetë ditë pasi të dërguarit ndërkombëtarë u dorëzuan palëve draft-statutin, në tetor të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dokumenti është shkruar me kujdes, në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Po ashtu theksoi se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta shqyrtojë atë.

Por, në fund të dhjetorit të vitit 2023, Kurti tha se Kosova duhet të jetë autore e statutit dhe sugjeroi që atë ta shkruante vetë, në bashkëpunim me ministrin e tij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kjo deklaratë ishte reagim ndaj një mesazhi të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës.

Përndryshe, draft-statuti që iu dorëzua Kosovës dhe Serbisë, u hartua nga BE-ja, pasi palët e pranuan paraprakisht Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, po ashtu, u propozua nga BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut.

Më pas, në janar të këtij viti, Kurti tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është prioriteti kryesor” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se çështja e statutit nuk duhet të ndahet nga marrëveshja.

Çka parasheh draft-statuti për Asociacionin?

Draft-statuti për formimin e Asociacionit u hartua nga zyrtarët evropianë dhe parasheh që serbët në Kosovë të kenë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, ashtu edhe siç u ra dakord me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

Në atë dokument thuhet se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se nuk do të kërcënojë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.

Megjithatë, dokumenti i referohet, mes tjerash, Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ky draft-statut, gjithashtu, parasheh mundësinë e mbështetjes financiare të Asociacionit nga ana e Serbisë, si dhe “një kanal efektiv të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”.

Pjesa e draft-statutit që u referohet kompetencave të Asociacionit, saktëson se ky organ ka të drejtë të marrë vendime, rregullore, udhëzime dhe deklarata.

Po ashtu do të ketë autoritet të plotë, në nivel lokal, në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.

Kur bëhet fjalë për financimin, parashihet që Asociacioni ta ketë buxhetin e tij, të cilin do ta menaxhonte “me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente”.

Gjithashtu, specifikohet se Asociacioni duhet të ketë llogari në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës./rel/

 

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...

Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në

Frontit Europian vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të thuhet më 8 maj por në bazë të rezultatit të raundit të parë tregun qartë...