spot_imgspot_img
spot_img

Bekim Jashari tërhiqet nga politika, tregon arsyet dhe dëshpërimin me situatën në vend

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika. Ai ka dhënë disa arsye që e quan deri te ky vendim. Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, Jashari tha se këtë vendim e ka marrë në koordinim të plotë me familjen e tij.

„Të dashur bashkëkombas, gjithë angazhimin tim për qytetarët e Skenderajt e kam bërë vetëm për një qëllim, t’i shërbej në paqe sikur i shërbyen të rënët në luftë dhe për këtë do të krenohem unë edhe çdo mbështetës e votues i imi deri në vdekje“, shkroi mes tjerash, Jashari.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Jasharajt:

Të dashur qytetarë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës,

Duke kërkuar mirëkuptimin e secilit prej jush, ju njoftoj që kam vendosur që nga sot edhe zyrtarisht të pushoj aktivitetin tim politik në Skenderaj.

Këtë vendim e kam marrë në koordinim të plotë me familjen time, për disa arsye:

E para, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur pretendime për të marrë pozita politike dhe pushtet por njëkohësisht nuk i kam ikur dhe nuk do t’iu iku asnjëherë përgjegjësive për t’i shërbyer vendit, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë;

E dyta, pas përfundimit të mandatit tim të parë si kryetar i Skenderajt, i hyra gares edhe për një mandat, duke prezantuar projektet e realizuara dhe programin qeverisës për mandatin e dytë. Këtë e kam bërë në formën më demokratike, në emër të gares fer dhe respektim të ligjit për çka edhe kemi punuar e luftuar me shekuj.

Nuk e kisha besuar që individ të caktuar do të degradonin gjithçka, duke shpifur, shantazhuar, blerë e manipuluar vullnetin qytetar, vetëm e vetëm për të përfituar pushtet dhe ndikim të pamerituar.

Pavarësisht gjithë asaj lufte, ishin rreth 10,000 votues që qëndruan të palëkundur dhe para tyre do të jem gjithmonë mirënjohës dhe falënderues;

E treta, në këtë situatë aspak të favorshme në të cilën gjendemi si shtet duke u nisur nga formimi i asociacionit, inflacioni, varfëria, papunësia, migrimi i të rinjve e sfida tjera, mbetet imediate nevoja për t’u unifikuar si spekter politik, për të përmbyllur procese e për të zhvilluar shtetin tonë;

E katërta, në këto rrethana se si zhvillohet politika te ne, si organizohen grupe të caktuara partiake dhe të interesit, duke përvetësuar çdo mjet propagandues, duke shkatërruar e manipuluar gjithçka vetëm për të arritur interesa grupore e individuale, prania ime në politikë, në këtë momentum të tillë nuk mund të vazhdojë.

Të dashur bashkëkombas, gjithë angazhimin tim për qytetarët e Skenderajt e kam bërë vetëm për një qëllim, t’i shërbej në paqe sikur i shërbyen të rënët në luftë dhe për këtë do të krenohem unë edhe çdo mbështetës e votues i imi deri në vdekje.

Opozitën konstruktive në Skenderaj do të vazhdojnë të bëjnë asambleistët e listës së pavarur “Ideal”, së bashku me ish bartesin e listes, Nuredin Lushtaku si udhëheqës i përkohshëm, deri në zgjedhjen e strukturave drejtuese në muajt në vazhdim, duke i dhënë hapësirë secilit qytetar që mendon ndryshe dhe e sheh të domosdoshëm ndryshimin në Skenderaj.

Në fund më lejoni që të falënderoj secilin mbështetës dhe bashkëpunëtor nga Skenderaj dhe çdo shqiptar që asnjëherë nuk ndalen së nderuari e respektuari mua dhe familjen time.

Mirëupafshim!

Op/Ed

Kurti po e bën Kosovën shtet të dështuar – për hatër të Republikës së Tretë!

Ratifikmi i Marrëveshjës së Parë (2013) për Asociacionin është...

Një pyetje për opoziten, edhe mediat

Shkruan: Milaim Zeka Çfare kish me ndodhe sikur republikanet ne...

Mund të shpresohet, Shqipëria etnike pashmangshëm do të bëhet

Shkruan: Rexhep Qosja HISTORIA DHE ATDHETARIA PËRZGJODHËN ISMAIL QEMALIN Gëzuar 28 Nëntori. Sa...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Ajka e ajkave e super javës sportive në Artmotion me El Clasico

Kjo javë do të jetë një super javë sportive...

Formula 1 vjen në Artmotion më “i çmendur” se kurrë

Marsi sivjet vjet me edicionin e ri të garës...

UEFA Champions League rikthehet në Artmotion më 14 Shkurt!

Yjet e futbollit botëror rikthehen në skenën më prestigjioze...
spot_img

Konjufca: Nëse kërkohet Asociacion me kompetenca ekzekutive, s’vlen më asgjë, vendi shkon në zgjedhje

Kosova ka marrë garanci të forta ndërkombëtare se me asociacionin nuk do të krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe nuk do të preken...

Mesazhi i qartë i Gjermanisë: Pa pjesëmarrje të serbëve në zgjedhje në veri, nuk ka as Asociacion

Gjermania e ka bërë të qartë sot se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të parakohshme që do të mbahen në...

Kurti tregon kërcënimin e Serbisë kur ua tregoi ofertën për Asociacionin: Thanë jo, çfarë t’iu bëj unë tash?

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar sonte se ka bërë vazhdimisht oferta në dialogun me Serbinë. Ai tha se e fundit ishte në pasditen...