spot_imgspot_img
spot_img

Berisha: Beteja e deputetëve do të vazhdojë gjer në ekstrem! Pozita tërhiqet lejon të gjithë në seancë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka njoftuar deputetët e tij se Parlamenti ka anuluar vendimin e përjashtimit të tyre me 10 ditë nga Kuvendi.

Kështu që, në seancën e sotme parlamentare në orën 17:00 nuk do të ketë pengesë për lejimin e tyre në sallë.

“Të nderuar kolegë, zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”, ka njoftuar Bardhi deputetët e Partisë Demokratike.

Lideri demokrat Sali Berisha e theksoi përsëri sot se beteja e deputetëve të opozitës do të vazhdojë gjer në ekstrem. “Qytetarët mezi po presin”, u shpreh ai gjatë konferencës për shtyp sot nga selia e PD-së/

“Së pari, – nënvizoi Berisha lidhur me qendrimin e mazhorancës ndaj opozitës në Kuvend, –  ai ishte një vendim antikushtetues, antiligjor, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me rregulloren e parlamentit. Akti i tyre i shëmtuar që fikën dritat, tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Së dyti, për të gjithë ata që kanë ABC-në, apo njohuritë më elementare matematike, afati kishte skaduar dje, kishte skaduar dje. Për ata që nuk kanë as moral as ligj, duhej shtrirë edhe sot.

Por një gjë po të them, çfarëdo vendimi të marrin, po nuk restauruan një më një të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament, ajo betejë do të vazhdojë gjer në ekstrem.
Këtë ta kenë shumë të qartë! Ne jemi në një betejë pa kthim. Shohim që ka një insistim të madh nga qytetarët, mezi po presin. Ua them unë. Ndaj dhe do vazhdojmë këtë betejë.” u zotua ai.

Ndërkohë, po sot u mësua se Kuvendi ndryshoi qendrim dhe vendosi të lejojë hyrjen në seancën plenare pasdite të mbi 20 deputetëve të opozitës që ishin përjashtuar 10 ditë për protestën e zhvilluar në seancën e fundit, më 19 tetor.

Sipas përllogaritjeve të sakta, këta deputetë sot duhej të ishin në seancë pasi afati “i dënimit” u kishte përfunduar, por një urdhër i habitshëm arbitrar nga Kuvendi që u dërgua me mesazh, thoshte se nuk do të lejoheshin.

Ai urdhër u kundërshtua publikisht dhe të 23 deputetët e opozitës e shprehën vendosmërinë qartazi se më 30 tetor do të hynin patjetër në seancë.

Image

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...