Besniku i Qeverisë : S’do të ishim Qeveri nëse sakrifikohemi për interesa të ndërkombëtarëve që Serbia të largohet nga Rusia

0
193

Zëvendëskryeministri, Besnik Bilimi ka thënë se nuk do të ishin Qeveri nëse do të sakrifikonin për interesa të ndërkombëtarëve që Serbia të largohet nga Rusia.

I ftuar në KTV, Bislimi ka thënë se nëse bashkësia ndërkombëtare ka vullnet që të vendos masa ndëshkuese për Kosovën, atëherë ato do i vendosen pa marrë parasysh vendimeve që i marrim.

Qeveria e Kosovës është qeveri e një vendi Sovran. Për hir të interesave të interesave ndërkombëtare, që Serbia të largohet nga orbita ruse, ne të sakrifikojmë interesin tonë, nuk do të ishim qeveri që meriton të jetë qeveri. Ne po themi në qoftë se ka vullnet të bashkësisë ndërkombëtare për t’i vendosur masa ndëshkuese Kosovës, ato do i vendosen pa marrë parasysh vendimeve tona.” – ka thënë Bislimi.

Ai tutje ka deklaruar se Kosova është vendi i parë në Evropë për të cilin po diskutohet që të vendosen masa ndëshkuese vetëm pse e ka zbatu ligjin.

Ne po themi, Kosova është vendi i parë në Evropë për të cilët po diskutohet masa ndëshkuese, se e ka zbatu ligjin.” – ka thënë ndër të tjera Bislimi.

Bislimi gjithashtu ka thënë se kërkesa për largim të kryetarëve në veri nga zyrat nuk është e ndërkombëtarëve, por e Serbisë.

Sipas tij, ndërkombëtarët sollën një kërkesë e cila “pronar origjinal ka Serbinë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here