Ata që e përcjellin NBA në vendin tonë, moti – moti – moti për mos të thënë kurrë më herët nuk kanë parë një beteje kaq të madhe, të ngushtë dhe të paparashikueshme për kualifikim në pjesën shtesë të kampionatit në NBA.
Në “Perëndimin e Egër” të basketbollit në NBA asnjëherë deri tash në histori nuk mbahet në mend betejë më e madhe dhe më dramatike për inkuadrim në Play Off dhe Play In.
Tash kur skuadrave ju kanë mbetur t’i zhvillojnë vetëm edhe nga tri ndeshje deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit, gjendja në Konferencën Perëndimore është lëmsh.
Nga pozita e pestë e deri në të dymbëdhjetën fati i papërcaktuar
Golden State Warriors me 42 fitore – 38 humbje aktualisht janë në pozitën e pestë me vetëm 0.5 ndeshje më shumë të fituar se dy rivalët lokal të Los Angelesit që renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë, Clippers (41-38) respektivisht Lakers (41-38).
Por hiç më larg “kufirit” të kualifikimit direkt në Play Off nuk janë as New Orleans Pelicans (40-39) që aktualisht pozicionohen si të tetit në Perëndim dhe janë në gjah të dyfishtë për pozitën gjashtë që dërgon direkt në Play Off apo pozitën shtatë e cila ua siguron përparësin e madhe të terrenit vendas në Play In.
Mirëpo as “Pelikanët” nuk janë rehat sepse në qafë po u fryjnë “Ujqit” e Minnesotas (40-40) të cilët në pozitën e nëntë kanë vetëm gjysmë fitore më pak.
Krejt në fund, dramë edhe e madhe po zhvillohet në betejën për pozitën e dhjetë dhe të fundit e cila siguron Play In-in dhe për të cilën në garë direkte janë tri skuadra :
- Oklahoma City Thunder (38-42)
- Dallas Mavericks (37 – 42)
- Utah Jazz (36-43)
FOTO E SITUATËS NË RENDITJE TABELARE VESTERN KONFERENCE
(Fatlindi mundet me e gjet ne NBA.com )
Në veçanti do të jetë tragjike mos kualifikimi i Dallas Mavericks skuadër e cila edicionin e filloj në mënyrë fenomenale pastaj kaloi nëpër një kriz para se të rikthehej në pozitën 6 e cila dërgonte direkt në Play Off sidomos pas fitores fantastike me 18 Mars kundër Los Angeles Lakers (111:110) me trepikëshin e qendrës Maxi Cleber në 20 qindtat e fundit të sekondës duke shënuar sukses pozitiv prej 36 fitoreve e 35 humbjeve.
Mirëpo nga ajo natë, Luka Donqiqi e Kyrie Irving me shokët e tyre të Dallasit nuk panë dritë me sy sepse pësuan seri katastrofave prej 7 humbjeve dhe vetëm 1 fitoreje duke mbetur jashtë “vijës” e cila dërgon së paku në Play In.
Ja pra pse po e themi se sivjet gara në “Perëndimin e Egër” të basketbollit në NBA është paparë deri tash dhe aktualisht vetëm një gjë që dihet sigurt është se: nuk dihet asgjë.
ÇDO NDESHJE SI FINALE – EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION
Çdo ndeshje në këto katër netët e fundit të pjesës së rregullt të NBA janë sikurse finale dhe këto emocione e kënaqësi, ju adhurues të basketbollit mund t’i përjetoni vetëm dhe ekskluzivisht adresën ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë: ARTMOTION.
E PREMTE, 07.04.2023
01:30 Basketboll: NBA Miami – Philadelphia S1
E SHTUNË, 08.04.2023
04:30 Basketboll: NBA Phoenix – LA Lakers S1/KK
E DIEL, 09.04.2023
19:00 Basketboll: NBA Atlanta – Boston S1
21:30 Basketboll: NBA LA Clippers – Phoenix S1
Nga ana tjetër, në Konferencën Lindore gjërat janë qartësuar sa i përket dhjetë skuadrave që vazhdojnë tutje garat dhe tash ka mbetur të definohet nëse Brooklyn Nets (43 fitore -36 humbje ) apo Miami Heat (42 – 37) do të zënë pozitën e gjashtë e cila dërgon direkt në Play Off dhe cila nga ekipet Atlanta Hawks apo Toronto Raptors që aktualisht kanë sukses identik (40 – 39) do të zë pozitën e tetë që jep shumë më tepër gjasa për kualifikim në Play Off përmes kualifikimeve në fazën e Play Init.
Ka edhe më shumë drama basketbolli këtë vikend!
Veç kënaqësive maksimale të elitës së basketbollit botëror Artmotion sjell edhe bukuritë dhe betejat e para të çerekfinaleve të Play Offit të Prince Caffe Superligës ku Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi dhe Trepça – Bashkimi kërkojnë vizën gjysmëfinale për t’u takuar me Pejën, respektivisht Sigal Prishtinën. Gjithashtu, në Superligën e Kosovës për Femra, betejat finale për titullin e kampioneve kanë hyrë në aktin e fundit dhe të premten mund tëe vendoste çdo gjë në Prishtinë pasi prizrenaset kanë epërsi prej 2:1 në seri. Kush do të triumfoj, prishtinaset për të barazuar rezultatin dhe dërguar serinë finale në ndeshjen e pestë apo vashat e Bashkimit për ta ngritur trofeun dhe kthyer titullin e kampioneve në Prizren pas plot 4 viteve .
E ENJTE, 06.04.2023
20:00 Prince Caffe Superliga Trepça – Bashkimi (Çerekfinalja e pare) S1
E PREMTE, 07.04.2023
17:00 Superliga e Femrave Prishtina – Bashkimi (Finalja e katërt) S2
E SHTUNË, 08.04.2023
20:00 Prince Caffe Superliga Vëllaznimi – G.E Ylli (Çerekfinalja e dytë) K-Sport 1
E DIEL, 09.04.2023
17:00 Prince Caffe Superliga Bashkimi – Trepça (Çerekfinalja e dytë) S1/KK
Dhe… as kjo nuk është e tëra sepse këtë vikend skuadrat e Albi Mall Superligës i vazhdojnë betejat e rëndësishme për kualifikim në Evropë dhe mbijetesë.
Seria e transmetimeve starton të shtunën me dy ndeshje: Drita – Trepça’89 dhe Ballkani – Malisheva kurse të dielën Artmotion ju sjell tri përballje shumë interesante Prishtina – Dukagjini, Ferizaj – Gjilani e Llapi – Drenica dhe të gjitha duelet fillojnë nga ora 15.
Numëro e numëro e nuk ka fund sepse sporti në vendin tonë shikohet vetëm dhe ekskluzivisht në platformën nr.1 sportive në shqiptari, ARTMOTION
E SHTUNË, 08.04.2023
04:30 NBA Phoenix – LA Lakers S1/KK
15:00 Albi Mall Superliga Drita – Trepça ’89 S1
18:00 UCL Magazine Episodi 23 S1
18:30 La Liga Real Sociedad – Getafe S1
21:00 La Liga Real Madrid – Villarreal S1
15:00 Albi Mall Superliga Ballkani – Malisheva S2
17:00 Ligue 1 Angers – Lille S3
17:00 ABA Liga Cibona – Zara S4
E DIEL, 09.04.2023
15:00 Albi Mall Superliga Prishtina – Dukagjini S1/KK
17:00 Prince Caffe Superliga Bashkimi – Trepça (ÇF2) S1/KK
19:00 NBA Atlanta – Boston S1
21:30 NBA LA Clippers – Phoenix S1
15:00 Albi Mall Superliga Ferizaj – Gjilani S2
17:05 Ligue 1 Nantes – Monaco S2
21:00 La Liga Rayo Vallecano – Alt. Madrid S2
15:00 Albi Mall Superliga Llapi – Drenica S3
13:00 Ligue 1 Lyon – Rennes S4
15:00 Ligue 1 Troyes – Clermont S4
15:00 Ligue 1 Ajaccio – Auxerre S5