spot_imgspot_img
spot_img

Betejat dramatike në “perëndimin e egër” basketbollistik

Ata që e përcjellin NBA në vendin tonë, moti – moti – moti për mos të thënë kurrë më herët nuk kanë parë një beteje kaq të madhe, të ngushtë dhe të paparashikueshme për kualifikim në pjesën shtesë të kampionatit në NBA.

Në “Perëndimin e Egër” të basketbollit në NBA asnjëherë deri tash në histori nuk mbahet në mend betejë më e madhe dhe më dramatike për inkuadrim në Play Off dhe Play In.

Tash kur skuadrave ju kanë mbetur t’i zhvillojnë vetëm edhe nga tri ndeshje deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit, gjendja në Konferencën Perëndimore është lëmsh.

Nga pozita e pestë e deri në të dymbëdhjetën fati i papërcaktuar

Golden State Warriors me 42 fitore – 38 humbje aktualisht janë në pozitën e pestë me vetëm 0.5 ndeshje më shumë të fituar se dy rivalët lokal të Los Angelesit që renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë, Clippers (41-38) respektivisht Lakers (41-38).

Por hiç më larg “kufirit” të kualifikimit direkt në Play Off nuk janë as New Orleans Pelicans (40-39) që aktualisht pozicionohen si të tetit në Perëndim dhe janë në gjah të dyfishtë për pozitën gjashtë që dërgon direkt në Play Off apo pozitën shtatë e cila ua siguron përparësin e madhe të terrenit vendas në Play In.

Mirëpo as “Pelikanët” nuk janë rehat sepse në qafë po u fryjnë “Ujqit” e Minnesotas (40-40) të cilët në pozitën e nëntë kanë vetëm gjysmë fitore më pak.

Krejt në fund, dramë edhe e madhe po zhvillohet në betejën për pozitën e dhjetë dhe të fundit e cila siguron Play In-in dhe për të cilën në garë direkte janë tri skuadra :

  1. Oklahoma City Thunder (38-42)
  2. Dallas Mavericks (37 – 42)
  3. Utah Jazz (36-43)

FOTO E SITUATËS NË RENDITJE TABELARE VESTERN KONFERENCE

(Fatlindi mundet me e gjet ne NBA.com )

Në veçanti do të jetë tragjike mos kualifikimi i Dallas Mavericks skuadër e cila edicionin e filloj në mënyrë fenomenale pastaj kaloi nëpër një kriz para se të rikthehej në pozitën 6 e cila dërgonte direkt në Play Off sidomos pas fitores fantastike  me 18 Mars kundër Los Angeles Lakers (111:110) me trepikëshin e qendrës Maxi Cleber në 20 qindtat e fundit të sekondës duke shënuar sukses pozitiv prej 36 fitoreve e 35 humbjeve.

Mirëpo nga ajo natë, Luka Donqiqi e Kyrie Irving me shokët e tyre të Dallasit nuk panë dritë me sy sepse pësuan seri katastrofave prej 7 humbjeve dhe vetëm 1 fitoreje duke mbetur jashtë “vijës” e cila dërgon së paku në Play In.

Ja pra pse po e themi se sivjet gara në “Perëndimin e Egër” të basketbollit në NBA është paparë deri tash dhe aktualisht vetëm një gjë që dihet sigurt është se: nuk dihet asgjë.

 

ÇDO NDESHJE SI FINALE – EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION

 

Çdo ndeshje në këto katër netët e fundit të pjesës së rregullt të NBA janë sikurse finale dhe këto  emocione e kënaqësi, ju adhurues të basketbollit mund t’i përjetoni vetëm dhe ekskluzivisht adresën ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë: ARTMOTION.

E PREMTE, 07.04.2023           

01:30 Basketboll: NBA                 Miami – Philadelphia                                    S1

E SHTUNË, 08.04.2023

04:30 Basketboll: NBA                 Phoenix – LA Lakers                                   S1/KK

E DIEL, 09.04.2023

19:00 Basketboll: NBA                 Atlanta – Boston                                          S1

21:30 Basketboll: NBA                 LA Clippers – Phoenix                                  S1

Nga ana tjetër, në Konferencën Lindore gjërat janë qartësuar sa i përket dhjetë skuadrave që vazhdojnë tutje garat dhe tash ka mbetur të definohet nëse Brooklyn Nets (43 fitore -36 humbje ) apo Miami Heat (42 – 37) do të zënë pozitën e gjashtë e cila dërgon direkt në Play Off dhe cila nga ekipet Atlanta Hawks apo Toronto Raptors që aktualisht kanë sukses identik (40 – 39) do të zë pozitën e tetë që jep shumë më tepër gjasa për kualifikim në Play Off përmes kualifikimeve në fazën e Play Init.

Ka edhe më shumë drama basketbolli këtë vikend!

Veç kënaqësive maksimale të elitës së basketbollit botëror Artmotion sjell edhe bukuritë dhe betejat e para të çerekfinaleve të Play Offit të Prince Caffe Superligës ku Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi dhe Trepça – Bashkimi kërkojnë vizën gjysmëfinale për t’u takuar me Pejën, respektivisht Sigal Prishtinën. Gjithashtu, në Superligën e Kosovës për Femra, betejat finale për titullin e kampioneve kanë hyrë në aktin e fundit dhe të premten mund tëe vendoste çdo gjë në Prishtinë pasi prizrenaset kanë epërsi prej 2:1 në seri. Kush do të triumfoj, prishtinaset për të barazuar rezultatin dhe dërguar serinë finale në ndeshjen e pestë apo vashat e Bashkimit për ta ngritur trofeun dhe kthyer titullin e kampioneve në Prizren pas plot 4 viteve .

E ENJTE, 06.04.2023

20:00 Prince Caffe Superliga            Trepça – Bashkimi (Çerekfinalja e pare)    S1

E PREMTE, 07.04.2023     

17:00 Superliga e Femrave              Prishtina – Bashkimi (Finalja e katërt)       S2

E SHTUNË, 08.04.2023

20:00 Prince Caffe Superliga            Vëllaznimi  – G.E Ylli (Çerekfinalja e dytë) K-Sport 1

E DIEL, 09.04.2023

17:00 Prince Caffe Superliga            Bashkimi – Trepça (Çerekfinalja e dytë)     S1/KK

 

Dhe… as kjo nuk është e tëra sepse këtë vikend skuadrat e Albi Mall Superligës i vazhdojnë betejat e rëndësishme për kualifikim në Evropë dhe mbijetesë.

Seria e transmetimeve starton të shtunën me dy ndeshje: Drita – Trepça’89 dhe Ballkani – Malisheva kurse të dielën Artmotion ju sjell tri përballje shumë interesante Prishtina – Dukagjini, Ferizaj – Gjilani e Llapi – Drenica dhe të gjitha duelet fillojnë nga ora 15.

Numëro e numëro e nuk ka fund sepse sporti në vendin tonë shikohet vetëm dhe ekskluzivisht në platformën nr.1 sportive në shqiptari, ARTMOTION

E SHTUNË, 08.04.2023

04:30 NBA                                          Phoenix – LA Lakers                         S1/KK

15:00 Albi Mall Superliga                 Drita – Trepça ’89                             S1

18:00 UCL Magazine                         Episodi 23                                          S1

18:30 La Liga                                     Real Sociedad – Getafe                      S1

21:00 La Liga                                     Real Madrid – Villarreal                    S1

15:00 Albi Mall Superliga                 Ballkani – Malisheva                         S2

17:00 Ligue 1                                     Angers – Lille                                     S3

17:00 ABA Liga                                  Cibona – Zara                                     S4

 E DIEL, 09.04.2023

15:00 Albi Mall Superliga                 Prishtina – Dukagjini                         S1/KK

17:00 Prince Caffe Superliga            Bashkimi – Trepça (ÇF2)                  S1/KK

19:00 NBA                                          Atlanta – Boston                                S1

21:30 NBA                                          LA Clippers – Phoenix                       S1

15:00 Albi Mall Superliga                 Ferizaj – Gjilani                                  S2

17:05 Ligue 1                                     Nantes – Monaco                               S2

21:00 La Liga                                     Rayo Vallecano – Alt. Madrid           S2

15:00 Albi Mall Superliga                 Llapi – Drenica                                  S3

13:00 Ligue 1                                     Lyon – Rennes                                   S4

15:00 Ligue 1                                     Troyes – Clermont                            S4

15:00 Ligue 1                                     Ajaccio – Auxerre                              S5

 

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...