“Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është arritur” në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të shtunën, ka njoftuar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, përcjell Periskopi.
“Ne kemi pasur një ditë të gjatë dhe dua të shpreh mirënjohjen time për miqtë tanë këtu në Maqedoninë e Veriut, për një mikpritje kaq bujare në këtë qytet të bukur të Ohrit. Ishte një pamje fantastike nga sallat e takimit. Falemnderit dhe do rikthehemi”.
“Synimi i sotëm ishte që Kosova dhe Serbia ishin të pajtoheshin se si të implementonin marrëveshjen e pranuar në takimin e fundit. Por, sot cështja ishte se si do duhej të zbatohej ajo. Hapa praktikë mbi atë se cka duhet të bëhet, deri kur duhet të bëhet, nga kush duhet të veprohet dhe si. Shpesh thuhet se djalli qëndron në detaje, nganjëherë djalli qëndron në kalendar, aty në orare. Kemi diskutuar për nja 12 orë dhe kam kënaqësinë të them që kemi një marrëveshje mbi atë se si do të bëhet. Mund të deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit mes dy vendeve”, tha Borrell.
“Një cështje tjetër shumë me rëndësi e që dua të ndalem është neni 7 i marrëveshjes. Kosova është pajtuar të filloj menjëherë, kur them menjëherë e nënkuptoj që menjëherë do të aranzhoj, rregullimet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”, deklaroi Borrell.