spot_imgspot_img
spot_img

Çartet Albin Kurti kërkon “puç” sulmon Prokurorinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti eskalon në seancën e sotme të Kuvendit, ku sipas tij po i bëhej gjyqi “njeriut në burg.” E kishte fjalën për Nagip Krasniqin, kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut që u arrestua dje për tre vepra penale. 

Nuk dihet nëse arrestimi apo deklarimet e opozitarëve për arrestimin e nervozuan Kurtin, por dihet se çfarë fjalësh i tha gjatë kësaj seance parlamentare që do të mbahet mend gjatë.

Emri i Blerim Isufajt po pret të dekretohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tash e një kohë të gjatë.

“Kjo lidhet më shumë se me askënd tjetër me figurën e prokurorit Blerim Isufaj… bëhet fjalë për një prokuror, i cili është mirënjohur në skenën tonë politike që me rastin e vrasjes së ish-shefit të AKP-së, Dino Asanajt, të cilën e kategorizoi si vetëvrasje ndërkaq rastin e vetëvrasjes së ish-drejtorit të informimit në kryeministri, Hamdi Sopës, e shndërroi në vrasje.” – tha ai.

Nga këto fjalë mund ta kuptojmë se presidentja duket të mos e ketë lirinë e vendimit për dekretimin ose jo të Isufajt.

Se sa e rëndësishme është kjo pozitë për Kurtin ishte evidentuar edhe në një intervistë  ku u shpreh se “Më e rëndësishme është zgjedhja e kryeprokurorit të ri, se sa zgjedhja ime si kryeministër,” Këto deklarata pastaj ai i kishte përsëritur.

Kurti mbrojti edhe shefin e arrestuar të KEK-ut, duke e rënduar edhe më shumë pavarësinë e sistemit gjyqësor.

“Prokuroria është shumë e zellshme në këtë rast, kur fitimi i KEK-ut në vitin 2022 ka qenë 107 milionë euro.” – u shpreh z. Kurti.

Ai akuzoi deputetët e Kuvendit se i kishin bërë gjyqin Nagip Krasniqit në sallë të Kuvendit. Kryeminsteri po friksohet kur dihet se ky arrrstim doli nga afera e ambasadorit.

“Njeriut në burg i bëhet në parlament gjyqi. Unë nuk ndërhyra po të flitej për KEK-un. Por këtu, i bëhej gjyqi një personi…”

Kryeministri Kurti pati sulme edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese që sipas tij po e shkruante kushtetutën për shkak të rrëzimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Kurti tha se Isufajt, aktualisht kryeprokuror në Prokurorinë Speciale, nuk ka fituar asnjë rast në gjykatë dhe nuk ka lëvizur përkundër se, siç tha, AKI i ka ofruuar fakte dhe dëshmi “pa numër” për barrikadat e ngritura nga strukturat paralele në veri.

“Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë, pa numër dëshmi, pa numër fakte i ka dërguar prokruroisë gjatë muajit dhjetor dhe janar për 16 barrikadat e strukturave paralele në veri të Kosovës. Asnjë aktakuzë. si është e mundur që AKI i dërgon aq shumë fakte prokurorisë sonë dhe ajo nuk vepron”, tha Kurti. “Dhe duan të merren me presidenten tonë”, shtoi ai.

Për drejtësi na duhet vettingu, tha Kurti. :Për drejtësi na duhet Prokuroria aktive dhe e mirë; për drejtësi na duhet gjyqësori efikas dhe i ditur”, tha Kurti i cili dukej i friksuar duke fol si një diktator në sallën e Kuvendit.

 

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...