Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaka e ka kritikuar ashpër ministrin e kulturës, Hajrullah Çekun, I cili përmes një statusi në Facebook tha se opozita në vend është dyfytyrëshe.

 

Çitaku tha se ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyfytyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin.

“Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i një marrëveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët. Turp.”, ka shkruar Çitaku.