“(Redaktuar) del të jetë qendra e një rrjeti të dëshmitarëve të cilët ai i kishte ofruar direkt ose indirekt në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mbrojtja ka të dhëna për 15 kontakte që (redaktuar) ka pasur me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilat datojnë prej (redaktuar) 2017”.
“Sipas vlerësimit të mbrojtjes, (redaktuar) ka ngritur pretendime dhe ka dhënë komente për më shumë se 60 individë gjatë bisedave të tij me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në mënyrë rutinore, ai ka ofruar ose pretenduar ta vë Zyrën e Prokurorit të Specializuar në kontakt me persona relevantë për hetimet”, thuhet në shkresën e mbrojtjes.
Mbrojtja e Veselit alarmon se ky skandal i zbuluar – ku një ndërmjetësues i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i lidhur me Shërbimin Sekret Serb, ka udhëzuar një dëshmitar që të gënjejë, në deklaratat e të cilit Prokuroria e Specializuar është mbështetur dhe i ka përsëritur publikisht në dëm të të akuzuarve, është katastrofike për integritetin e rastit të Prokurorisë kundër krerëve të UÇK-së.
“Akuzat e bëra nga (redaktuar) kundër (redaktuar) në deklaratën e tij të dytë janë jashtëzakonisht serioze. Në zemër të rastit të Prokurorisë në dukje është një ndërmjetësues i besueshëm, i cili ka udhëzuar një dëshmitar të dalë me gënjeshtra, në të cilat Prokuroria është mbështetur dhe i ka përsëritur publikisht në dëm të të akuzuarve. Akuza të tilla janë potencialisht katastrofike për integritetin e rastit të Prokurorisë, duke marrë parasysh shtrirjen e kontakteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me (redaktuar). Çdo prokuror etik do të kishte kuptuar menjëherë pas marrjes së atij kontakti të dytë me (redaktuar) cilat mund të ishin implikimet për rastin e tij dhe do të kishte ndërmarrë menjëherë hapa për të hetuar shkallën e kontaminimit”, thuhet në shkresë. /Lajmi.net/