spot_imgspot_img
spot_img

Dhjetëra organizata i kërkojnë Qeverisë shqiptare të tërhiqet nga marrëveshja me Italinë

Shoqëria civile në Shqipëri i është drejtuar me një letër të hapur Qeverisë, duke i kërkuar që të tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët, që është nënshkruar më 6 nëntor.

Mungesa e transparencës nga ana e ekzekutivit shqiptar dhe rreziku për shkeljen e të drejtave të njeriut të emigrantëve renditen si arsye kryesore në letrën që 29 organizatat e shoqërisë civile i drejtuan Qeverisë.

Letra e hapur u publikua në ditën kur Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Marrëveshja parasheh që emigrantët që shpëtohen në Detin Mesdhe të dërgohen në portin e Shëngjinit në Shqipëri, ku do të ngrihet qendra e pritjes. Emigrantët do të strehohen aty dhe në një qendër tjetër në Gjadër, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil.

Në letrën drejtuar Qeverisë së Shqipërisë, organizatat shprehën shqetësimin për rrezikun e heqjes së padrejtë të lirisë për emigrantët.

“Duke pasur në konsideratë të dhënat se Italia shqyrton kërkesat për azil në afate shumë të gjata [gjashtë muaj deri në një vit], kjo mund të rezultojë në heqje të padrejtë të lirisë së lëvizjes për azilkërkuesit, duke cenuar parimin ndërkombëtar të ‘moskthimit të azilkërkuesit’ me pasoja potencialisht ligjore për shtetin shqiptar”, thuhet në letrën e organizatave për të drejtat e njeriut.

Gjithashtu ngrihet shqetësimi për mungesë të transparencës pasi nuk ka pasur konsultim publik dhe as informim të institucioneve më të larta të vendit si presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë.

“Mungesa e transparencës përbën një zhvillim shqetësues dhe devijim negativ nga praktika dhe standardet e vendeve demokratike, të cilat janë të detyrueshme për një vend si Shqipëria”, thuhet në letrën e hapur.

Marrëveshja është kritikuar edhe nga opozita në Shqipëri, që ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, si dhe ka paralajmëruar që ta dërgojë këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk ka asnjë përfitim nga kjo marrëveshje, por e ka pranuar atë në shenjë mirënjohje ndaj Italisë, që prej viteve ‘90 ka pritur mijëra emigrantë shqiptarë.

Sipas marrëveshjes të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e deri në 3.000 emigrantëve./rel

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...