spot_imgspot_img
spot_img

DOKUMENT | Adi Krasta mashtroi artistin Sali Shkupolli, porositi tek ai punime për Festivalin e Këngës dhe nuk i pagoi

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta, i njohur për afërsinë me Vetëvendosjen, duket që në rrugë e sipër gjatë organizimit të Festivalit të Këngës në RTK, ka mashtruar edhe artistë.

Një prej artistëve të mashtruar nga Krasta është edhe Sali Shkupolli, nga i cili ishin porositur fillimisht çmimet për fituesit.

Në një email që ka siguruar Demokracia.com, Shkupolli e cilëson këtë veprim të Krastës si gjest të ulët të tij, pasi që fillimisht i kishin porositur punimet tek ai, por më pas as që i ishin lajmëruar më.

Shkupolli tregon respektin që kishte për Krastën në të kaluarën, por thotë se nga përvoja e tij 30-vjeçare në biznes nuk i ka ndodhur që klienti të porosis punim, të dakordohet komplet në mirëbesim dhe pastaj të zhduket pa e përfunduar obligimin e tij.

“Nuk ka problem per pagese dhe skeni nevoje me perfundu sepse ndoshta edhe nuk keni mjaftueshem por eshte nje gjest shume i ulet nga ana juaj duke e konsideru qe edhe keni nje status te larte”, i shkruan Shkupolli – Krastës, duke i thënë në fund që bashkëpunimi i dështuar le të shërbejë në ndërgjegjën e tij.

Ky është emaili i plotë i siguruar nga Demokracia.com, që Shkupolli ia ka dërguar Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Adi Krastës, pasi që është ndjerë i mashtruar prej tij:

“Pershendetje Adi, Jam Sali Shkupolli prej nga te cilit i keni porosit cmimet per festivalin e kenges. Po te shkruaj ketu sepse nuk jeni lajmru permes komunikimit me Zana Ramadani. Punimet e cmimeve te punuara nga ana ime kan qene ne kordinim me kerkesat tuaja dhe porosine tende dhe po ashtu te realizuara ne menyre profesionale artistike. Nuk po e kuptoj se pse behet porosia dhe pa paralajmrim apo arsye nderprehet apo refuzohet puna kur nga ana juaj nuk kemi pranu asnje koment per ndryshim apo sugjerim pas fillimit te punes. Cmimet aktuale qe u japen sot ne festivalin e kenges i pash dhe nuk jane te nivelit te njejte me punimet te cilat i kemi diskutu bashk dhe jemi marr vesh per realizim. Une kisha respekt per ju dhe kam pervoje 30 vite ne biznes dhe nuk kom pa rast ku klienti porosit punim dhe dakordohet komplet ne mirebesim por pastaj zhduket dhe nuk e perfundon obligimin e tij. Nuk ka problem per pagese dhe skeni nevoje me perfundu sepse ndoshta edhe nuk keni mjaftueshem por eshte nje gjest shume i ulet nga ana juaj duke e konsideru qe edhe keni nje status te larte. Sa per reference ne attachment i keni fotografite e punimeve te realizuara te vendit te dyte dhe te trete per krahasim nga aktualet te cilat jane sikur te punuara nga nje gift-shop dhe pa vlere artistike. Le te ju sherben ne ndergjegjen tuaj ky bashkepunim i deshtuar”, thuhet në e-mailin e Shkupollit dërguar Krastës. /Demokracia.com/

 

 

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...