Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora është bërë kryefjalë e ditëve të fundit për shkak të një videoje që qarkulloi në rrjetet sociale. Në të shfaqej këngëtarja duke performuar në skenë, ndërsa një nga fansat i jep një flamur. Ajo e merr dhe e vendos rreth krahëve, për ta çuar më vonë në prapaskenë.
Kaq ka mjaftuar që ndaj këngëtares të villet një vrer, sigurisht nga ky i zakonshmi që shohim çdo orë të ditës në rrjetet sociele, duke e kryqëzuar, fyer, duke e quajtur tradhtare e madje duke kërkuar që t’i hiqet titulli ambasadore.
Këngëtarja iu përgjigj stuhisë duke thënë se nuk e kishte vënë re se ai ishte flamur i Serbisë
Përtej zhurmës, Rita ka vendosur të vijojë jetën dhe të shojojë ditët e saj. Ajo është rikthyer në Ibiza për të marrë sërish rreze dielli, e për t’iu larguar energjisë negative. Këngëtarja duket e mrekullueshme me bikini, teksa ka ekspozuar linjat dhe tatuazhet në trup./Liberale.al