spot_imgspot_img
spot_img

Ekskluzive: “Shtet” brenda shtetit, drafti-statuti i Asociacionit i bën me polici të vetën katër komunat në veri

Kosova, përfundimisht do të bëhet me Asociacion të komunave me shumcë serbe. Kështu është vendosur në draft-statutin i cili iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë, shkruan Gazeta Neutral.

Përmbajtja e këtij draft-statuti u mbajt i fshehtë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke mos e publikuar për opinionin, derisa garantonte se nuk është i njëjtë me atë të vitit 2013-të dhe 2015-të, të cilat i kundërshtonte kategorikisht. Madje, kishte mbajtur edhe protesta të përgjakshme.

Së fundmi, Gazeta Neutral ka siguruar një pjesë të draft-statutit të Asociacionit ku flitet për legjislacion, shëndetësi dhe ekonomi.

Në Nenin 25, pika 1 dhe 2 e bëjnë të qartë që katër komunat Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zvecani do të kenë policinë e tyre.

Në draft-statut shkruan se Komandanti i Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës do të jetë i përzgjedhur nga lista e nominimeve të paraqitura nga Asociacioni.

“1. Komandanti i Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës që mbulon katër komunat veriore (Severna Mitrovica/Mitrovica e Veriut, Zveçan/Zveçan, Leposavig/Leposavig dhe Zubin Potok) është përzgjedhur nga lista e nominimeve të paraqitura nga Asociacioni.

2. Kryetarët e këtyre komunave përpilojnë listën e emërimeve”, përfundon pika.

Si e kishte kundërshtuar Kurti themelimin e “Zajednicës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte parti opozitare shquhet për protestat e tij me qindra mijëra njerëz.

Në protestat të cilat Kurti i quante “aksione simbolike”, në fakt ishin të dhunshme pasi shumë polic mbetën të lënduar derisa ishin duke ruajtur rendin dhe ligjin gjatë protestës kundër themelimit të “Zajednicës”.

Së fundmi, në tendencën e Kurtit për të sqaruar se çfarë përmban drafti i statutit për Asociacionin që ka pranuar në Bruksel, ai nuk ka arritur të zbulojë diçka konkrete, përveç se tha është i mirë dhe nuk është Zajednicë.

“Kjo qartazi nuk është Zajednicë, ashtu siç ishte më parë. Sepse atëherë nuk do ta diskutoja. E dyta, në vlerësimin tim politik bëhet e qartë që mekanizimi që do të themelohet do të ketë karakter bashkëpunues. Nuk ndërhynë në kompetenca të askujt. E mbyll hapësirën e Serbisë që t’u projektojë të ardhme jashtë Kosovës. Drafti e bën të qartë që vendi është republika e Kosovës dhe e ardhmja është bashkëjetesa”, kishte deklaruar Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka refuzuar të komentojë mbi autenticitetin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Stano, në një prononcim për portalin pan-evropian “Euroactiv” të hënën, ka thënë se “propozimi modern dhe evropian” për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është i balancuar dhe së këndejmi, duhet të lëvizet përpara drejt themelimit të këtij mekanizimi, derisa ka shtuar se politika e unionit karakterizohet nga mos-komentimet mbi rrjedhjet e supozuara.

Në përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë përfshihen sfondi, korniza, objektivat, parimet dhe kompetencat kryesore, struktura organizative, financimi dhe marrëdhëniet me autoritetet qendrore. Dokumenti trajton kontekstin ligjor dhe politik, parimet dhe objektivat e përgjithshme të këtij instrumenti vetë-menaxhues.

/GazetaNeutral/

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...