Erdogan ka kërkuar që palët të ulen në tavolinë për të gjetur zgjidhje

0
159

Presidenti i rizgjedhur Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka hyrë mes tensioneve kosovare-serbe, për ta qetësuar situatën.

Ai, në një bisedë telefonike ka kërkuar  me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar që palët të ulen në tavolinë për të gjetur zgjidhje.

“Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në një njoftim të Presidencës turke.

Sipas njoftimit, Presidenti Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të bëjë çfarëdo kontributi për procesin e dialogut. /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here