spot_imgspot_img
spot_img

Fajon: Nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës në Kosovë, duhet formuar Asociacioni

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, ka deklaruar se situata në Kosovë në ditët e fundit është shqetësuese dhe ka shtuar se duhet të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Ajo i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të bëjnë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Gjëja më e rëndësishme është që të dyja palët të tregojnë një qëndrim konstruktiv dhe të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur që do të sigurojë një jetë normale për të gjithë njerëzit në Kosovë, veçanërisht tani kur edhe njerëzit janë të frikësuar”, tha Fajon në një intervistë duke iu përgjigjur pyetjes se si e vlerëson ajo situatën në veri dhe se heqja e barrikadave ka nisur mëngjesin e sotëm.

Fajon gjithashtu theksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit të arritur në vitin 2013 ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i detyrueshëm për të dyja palët dhe se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të zbatohet.

“Zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara, kam parasysh që marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 është e detyrueshme për të dyja palët”, tha Fajon.

E pyetur nëse BE-ja ka fuqi politike për ta detyruar Prishtinën të zbatojë marrëveshjen lidhur me Asociacionin Fajon tha se në Bruksel ka forcë dhe se përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, është aktiv duke punuar për të vendosur një dialog parimor.

“Duhet të ketë ambicie nga njëra anë dhe nga ana tjetër. Dialogu është i hapur. E di që Lajçak po punon dhe se ka një dialog të heshtur që është i rëndësishëm në këtë kohë. Shpresoj se do të kemi sukses, jo vetëm BE-ja por gjithë bashkësia ndërkombëtare, ka dhe disa të tjerë që janë në bisedime, shpresoj se do të gjejmë zgjidhje dhe nuk do të ketë përshkallëzim”, theksoi Fajon.

Ajo shton se për të është e rëndësishme që të ketë paqe dhe që qytetarët të jetojnë mirë, dhe thekson se Sllovenia dhe Serbia dëshmojnë se mund të ndërtojnë marrëdhënie të mira dhe miqësore bazuar në interesat e përbashkëta, në mënyrë që kjo marrëdhënie të mos rëndojë marrëdhëniet mes Sllovenisë, Kosovës dhe Serbisë

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse në rrethanat kur në Kosovë arrestohen shtetas të nacionalitetit serb, negociatat mund të vazhdojnë fare, Fajon vlerëson se ato duhet të vazhdojnë, sepse në të kundërtën nuk do të mund të zbatohet asnjë marrëveshje.

“Këtu nuk shtrohet pyetja nëse mund të vazhdohet. Duhet të vazhdohet, sepse në të kundërtën nuk do të kemi asnjë marrëveshje që do të jetë e mundur të zbatohet. Kjo do të thotë përkeqësim i marrëdhënieve mes dy vendeve, pra qytetarëve. që jetojnë atje. Prandaj mendoj se interesi është edhe tek të dyja palët dhe sigurisht edhe tek ndërkombëtarët, për të gjetur një zgjidhje që do të krijojë kushte për një jetë normale”, përfundon Fajon.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...