Gazetari Vehbi Kajtazi, e ka pyetur deputetin e LDK-së, se çka do të bëjë LDK-ja për kundërshtimin e planit evropian, i cili tashmë është pranuar nga kryeministri Albin Kurti.
Kajtazi e pyeti Gashin nëse do ta dërgojë LDK-ja në Kushtetuese këtë marrëveshje dhe a janë të gatshëm që të veprojnë kundër vullnetit të ndërkombëtarëve.
“Qysh ka me u akomodu kjo mbrena Kushtetutës, nëse është e nevojshme të bëhen ndryshimet kushtetuese, a është në gjendje LDK-ja ta kundërshtojë një gjë të tillë duke e pasë parasysh që nuk i ka rezistuar presionit ndërkombëtarë e sidomos ShBA-së”, ka pyetur Kajtazi.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se nuk është e qartë pika 7 e cila parasheh vetëmenagjim të komunave me shumicë serbe dhe se për këtë do ta pyesin Kurtin.
“Nuk e kam të qartë pikën 7 me thënë të drejtën, nesër do ta pysim zotin Kurti ai dhe të jap përgjigje se çka është vetëmenagjimi. Ne do të tentojmë do të shikojmë se çka do të bëjmë nuk e dimë cila është preambula e dokumentit”, ka thënë ai.