spot_imgspot_img
spot_img

Gazeta franceze: Hajnat ia vodhën një laptop gjyqtarit të Speciales, kishte të ‘dhëna sensitive’

Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche”, ka publikuar sot një artikull duke pretenduar se është kryer një vjedhje në banesën e një gjyqtari të Gjykatës Speciale.

Sipas gazetës, bëhet fjalë për vjedhjen e një laptopi me të dhëna sensitive. Tutje thuhet se vjedhja ka ndodhur në një banesë në Paris ndaj gjyqtarit të Dhomës së Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës.

Kësisoj, sipas tyre, kjo ngjarje ka ngritur shqetësime dhe brenga te autoritetet gjyqësore dhe policore në shtetin francez.

“Banorët e një ndërtese e thirrën Policinë pasi vërejtën që dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë”, thuhet në artikullin e gazetës, transmeton Paparaci.

Më pas, kur policia franceze kishte mbërritur në vendngjarje, kishte parë se personat misteriozë që ishin futur aty nuk kishin lënë gjurmë.

“Nuk ishte vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç një laptopi”.

Lidhur me ngjarjen thuhet se është njoftuar vetë personalisht gjyqtari, i cili pretendohet se e ka fshirë përmbajtjen e laptopit të tij nga largësia.

Laptopi i tij thuhet se përmbante të dhëna “shumë sensitive” që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, të cilët po akuzohen për krime lufte.

Ata po mbahen në paraburgim që nga nëntori i 2020’s.

Gazeta franceze raporton se edhe një tjetër gjyqtar kishte qenë shënjestër e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Bruksel të Belgjikës.

Por, thuhet se në këtë rast, hajdutët kishin dështuar pasi ishin identifikuar dhe zënë.

Mes tjerash, gazeta franceze përmend edhe rrjedhjen e dosjeve nga Gjykata Speciale në vitin 2020, e cila kishte bërë mjaft bujë në opinionin kosovar.

Për këtë, ish-krerët e Organizatë së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar nga Specialja me burgim për pengim të drejtësisë.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...