spot_imgspot_img
spot_img

Gazmend Hoxha emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për drejtorin e ri të Policisë së Kosovës dhe ai do të jetë Gazmend Hoxha.

Propozim-vendimin përpara ministrave të qeverisë Kurti e ka paraqitur zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

“Më lejoni të propozoj para jush propozim-vendimin nga MPB-ja për emërimin e drejtorit të Policisë së Kosovës, siç u dha në pajtim me ligjin MPB-ja ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për plotësimin e vendit të punës. Në konkurs kanë aplikuar pesë kandidatë dhe katër kanë hyrë në listë të ngushtë për intervistë, nga Komisioni janë rekomanduar tre kandidatë me vlerësimin sipas radhës, Gazmend Hoxha, Granit Fetahu dhe Bahri Shala, në pajtim me kompetencën sipas ligjit të policisë, ministri si titullar i saj, i propozon qeverisë për drejtor të policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha”, tha zëvendësministri Dobra.

Qeveria ka miratuar këtë vendim.

Deri më tani, Hoxha ka qenë drejtor për Operacione në Policinë e Kosovës dhe është vlerësuar më së shumti nga të gjitha kandidatët edhe sipas Ambasadës së Britanisë në Kosovë.

Nga intervistat, Ambasada e Britanisë në Kosovë e cila ka vlerësuar procesin, e ka përzgjedhur të vetmin kandidat për t’u zgjedhur Gazmend Hoxhën. Hoxha që nga sot do të jetë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është vlerësuar me 27.5 pikë nga britanikët, nga 40 në total.

Gazmend Hoxha ka një karrierë të gjatë në Policinë e Kosovës. Ai punën në Policinë e Kosovës e ka nisur në vitin 2000, kurse dy vjet më pas kaloi në gradën rreshter në stacionin Jugu të Prishtinës.

Hoxha në vitin 2009 kishte qenë edhe drejtor i Njësive Speciale, kurse në vitet 2010-2011 u emëruar Drejtor kundër Krimit të Organizuar. Në vitin 2012 u emëruar Drejtor i Policisë në Ferizaj.

Kandidatët e tjerë për drejtor të Policisë së Kosovës kanë qenë: Bahri Shala, Fatos Haziri dhe Granit Fetahu.

Policia e Kosovës nuk ka pasur drejtor që nga muaji shtator i vitit të kaluar, kjo pasi ish-drejtori Samedin Mehmeti kishte dhënë dorëheqje pas dhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë dhe vendin e tij si Ushtrues Detyre e kishte zënë Fehmi Hoti. /Paparaci.com/

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...