spot_imgspot_img
spot_img

Gjeloshaj pritet të jetë zv.kryeministër i Malit të Zi, 3 ministri për shqiptarët

Kryetari i “Forumit Shqiptar”, Nik Gjeloshaj, do te jetë zëvendëskryeministri i ri i Malit te Zi dhe Ministër i Ekonomisë.

Në qeverinë e ardhshme të Malit të Zi pritet të ketë dhe 2 poste të tjera ministrore që do të mbahen nga shqiptarët, respektivisht Fatmir Gjeka do të marrë drejtimin e Ministrisë së Pakicave. Ndërkohë që  Marash Dukaj do të jetë ministër i ardhshëm i Administratës Publike.

Ndersa kryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, ka njoftuar Kuvendin e Malit të Zi për dorëheqjen parevokueshme nga posti i deputetit.

“Jap dorëheqje nga posti i deputetit për arsye politike dhe etike”, njoftoi Nimanbegu.

Nimanbegu falënderoi kolegët e tij për bashkëpunimin e deritanishëm. Pranimi nga Aleanca Shqiptare e  Marrëveshjes për formimin e Qeverisë, ka sjelle vendimin e Genci Nimanbegu, i cili ishte kundër saj. Për këtë arsye ai vendosi të lërë dhe mandatin e deputetit.

Përmes një postimi në facebook, Gjeloshaj ka njoftuar dhe përfundimin e rrugëtimit të tij në krye të komunës së Tuzit. Ai ka falenderuar qytetarët dhe bashkëpunëtorët për punën e kryer gjatë 55 muajve që ai ishte në krye të kësaj komune.

POSTIMI I NIK GJELOSHAJ NË FACEBOOK:

Çdo sfidë ka një fillim dhe një fund, por shërbimi ndaj atyre që të votëbesojnë është një maratonë e cila vijon me më shumë përgjegjësi.

Sfida që mua mu besua nga bashkëqytetarët 55 muaj më parë për t’u shërbyer si kryetar komune, ishte një përgjegjësi e privilegj që i pranova me kënaqësi dhe punova çdo ditë me gjithë energjinë dhe vizionin tim për ta justifikuar besimin e dhënë.

Arrita të bëj aq sa munda edhe pse shumë më shumë do të doja, por mundësitë jo në çdo rast vareshin nga ne.

Jam krenar për sa shumë mundëm të bëjmë sëbashku me skuadrën e jashtëzakonshme e Komunës së Tuzit!

Jam i lumtur që qytetarët e komunës tonë sot kanë më shumë infrastrukturë, më shumë punësim, më shumë zhvillim dhe më shumë vëmendje ndaj çdo problematike që ata kanë.

Të gjithë këto punë të mira që bëmë sëbashku në 55 muaj, e kanë bërë Malësinë më dinjitoze. Dhe ju premtoj që edhe me drejtimin e ri të Komunës tonë, do vijojë e njëjta filozofi pune dhe përkushtimi!

Puna dhe fjala e mbajtur nga ne në këto 55 muaj si drejtues të Komunës së Tuzit, ishin elementë thelbësorë që mundësuan edhe rezultatin historik në zgjedhjet e Qershorit për Forumin Shqiptar, rezultat i cili na ngarkon me më shumë përgjegjësi për të bërë më shumë punë jo vetëm për Tuzin, por për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi.

Unë sigurisht që nuk jam i mjaftuar me punën e bërë në Tuz, sepse e di që ka edhe shumë punë përpara dhe pikërisht për këtë arsye, unë kam vendosur të marr përgjegjësinë që na ngarkuan qytetarët për tu bashkuar në qeveri dhe për të bërë shumë më shumë punë për Tuzin dhe për të gjitha komunat shqiptare dhe shtetin e Malit të Zi.

Ky ishte një vendim i vështirë për mua, sepse emocionalisht Tuzi dhe skuadra e komunës tonë janë shumë të shtrenjta për mua, por, ishte momenti për të parë përtej vetes dhe për të marrë përgjegjësi që tu shërbejmë të gjithë shqiptarëve!

Jam i vetëdijshëm për sfidat që na presin, sepse siç thashë, kjo është një maratonë për të punuar dhe zhvilluar Malësinë dhe shqipëtaret!

Rrugëtimi do të jetë sfidues, por përpjekja ime do të jetë maksimale për t’i qëndruar fjalës së dhënë!

Dhe këtë do ta bëj me mish e me shpirt siç e kam bërë në Komunën e Tuzit.

Nuk mund ta mbyll këtë komunikim me ju pa shprehur disa falenderime shumë të përzemërta.

Falemindërit të gjithë qytetarëve të Tuzit për besimin dhe ndjesë për çdo punë të pakryer, por me besoni që kam bërë më të mirën që kam mundur dhe ditur!

Faleminderit super skuadrës së Komunës për punën dhe përkushtimin!

Pa ju nuk do mund tia dilja!

Faleminderit diasporës për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Malësisë!

Jeni oksigjeni ynë!

Kjo është thjeshtë një mirupafshim dhe jo një lamtumirë, sepse, punën që kemi nisur do ta vijojmë tanimë me praninë në qeverinë e re!

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...