Gjithë Europa po humbë durimin në Albin Kurtin

0
117

“Politico” është mediumi i radhës që i ka kushtuar një artikull situatës në veri, ku mes tjerash, përmendet se ndërkombëtarët “po e humbasin durimin – shpejt”. Çka shkruhet tjetër në artikull?

Veriu i Kosovës ka qenë ditëve të fundit në faqet e mediumeve më të njohura ndërkombëtare, derisa së fundi, një raportim e ka bërë edhe “Politico”,

 

Tensionet në veri nisën pas zgjedhjeve të mabjtura në prill në katër komunat veriore në veri të Kosovës, thuhet në këtë shkrim.

“Vendimi i Kosovës për t’i vendosur kryetart, me ndihmë të policisë, ka shkaktuar dhunë, duke përfshirë edhe skena të shëmtuara që muajin e kaluar u panë serbë duke sulmuar trupat e NATO-s” – bëhet e ditur mes tjerash.

 

Deri tutje, përmendet se pas krejt kësaj, tre zyrtarë policorë kosovarë u kidnapuan nga Serbia.

“Faktori ndërkombëtar po e humb durimin – shpejt” – shkruan tutje.

 

“Politico” citon një deklaratë të emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili ka deklaruar se “ShBA-ja dhe BE-ja ua kanë bërë me dije të dyja palëve se çfarë pritshmëritë i kanë”.

Senatorja Jeanne Shaheen, e cila siç raportohet këto ditë pati edhe një bisedë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i ka thënë mediumit se “është detyrë e Serbisë dhe Kosovës që të marrin përgjegjësi dhe të bëjnë hapa konkret drejt deeskalimit, ose të rrezikojnë të kompromentojnë marrëdhëniet bilaterale të rëndësishme me ShBA-të”.

Ndërkohë, Milan Nic, një ekspert i Ballkanit në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme ka deklaruar se ministrat e jashtëm në Evropë janë të frustuar me kryeministrin Kurti.

“S’ka dyshime që ministrat e Jashtme përgjatë Evropës – duke përfshirë Gjermaninë – janë të frustruar me Kurtin. Është një përceptim që ai s’e njeh fragjilitetin e situatës dhe po vendos më shumë benzinë në flakë.” – u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here